Studim: Dozat e larta të Vitaminës C parandalojnë përhapjen e kancerit në trup

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Vitamina C mund të ndalojë përhapjen e kancerit në trup, sugjeron një studim i ri. Testimet laboratorike të kryera nga shkencëtarët britanikë zbuluan se nivelet e larta të kësaj lënde ushqyese tek portokalli, kale dhe specat ndalojnë përhapjen e tumoreve.

Sipas këtij studimi, injektimi i vitaminës C në doza të larta tek pacientët është 10 herë më efikas se disa ilaçe të cilat janë testuar për luftimin e kancerit.

Me anë të injektimit pacientët mund të marrin rreth 500 herë më shumë sasi të kësaj vitamine sesa nëpërmjet ngrënies.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Salford besojnë se kanë zbuluar se si mund të ndalojnë përhapjen e qelizave staminale kanceroze.

Duke penguar zbërthimin e glukozës, mitokondria – e cila konsiderohet si “centrali” i qelizave – fiton energjinë që i duhet për të sulmuar këto qeliza.

Autori kryesor i studimit, dr. Michael Lisanti, thotë: “Vitamina C është e lirë, natyrale, jo-toksike dhe e disponueshme, prandaj të paturit e saj si një armë e mundshme në luftën kundër kancerit mund të jetë një hap i rëndësishëm”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër