Studim/ Pajisjet elektronike pengojnë zhvillimin fizik të fëmijëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Shumë kohë e shpenzuar tek iPad-i apo pajisje të ngjashme me prekje mund të pengojë në zhvillimin siç duhet të fëmijëve, paralajmërojnë ekspertët.femije_pajisje elektronike

Studimi i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Curtin, në Australinë Perëndimore, është i pari që tregon ndikimin që luajnë pajisjet elektronike tek zhvillimi fizik i fëmijëve.

Në studim janë krahasuar fëmijë të moshës 3-4 vjeç që luajnë me lodra dhe ata që përdorin pajisje elektronike. Ata janë monitoruar përgjatë 5 viteve të para të jetës së tyre, për të parë ndikimin që luajnë pajisjet elektronike tek zhvillimi fizik, mendor dhe social i tyre.

Rezultatet treguan se fëmijët që përdornin pajisje elektronike lëviznin më pak se ata që përdornin lodra. Një gjë e tillë ndikon direkt tek zhvillimi i tyre fizik.

“Jemi të shqetësuar se përdorimi i tepërt i pajisjeve me ekran me prekje do të pengojë zhvillimin siç duhet të muskujve dhe kockave të fëmijëve për dy arsye: E para, sepse ata kalojnë më shumë kohë ulur se sa duke vrapuar ose luajtur, dhe humbasin stimulin që ndihmon për zhvillimin dhe forcimin e kockave dhe muskujve. E dyta, ata kalojnë shumë kohë me qafën ulur, prandaj janë më të prekur nga dhimbjet e qafës”, shpjegon prof. Leon Straker, autori kryesor i studimit.

Profesor Straker rekomandon që fëmijët të mos shpenzojnë më shumë se një orë në ditë tek të gjitha pajisjet elektronike.

Burimi: Daily Times / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?