Studim: Prindërimi zgjat jetën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të pasurit fëmijë mund zgjasë jetëgjatësinë, sidomos ata që lindin fëmijë në moshë më të madhe, ka zbuluar një studim i ri.

Prindërit në moshën 60 vjeç mund të jetojnë 2 vite më shumë se bashkëmoshatarët e tyre pa fëmijë, thonë hulumtuesit shkencorë në Institutin Karolinska në Suedi.

Karin Modig dhe ekipi saj përdorën të dhënat e regjistrit kombëtar për të analizuar jetëgjatësinë e më shumë se 1.4 milionë grave dhe burrave të moshuar në lidhje me statusin e tyre martesor dhe nëse kishin fëmijë.

Ata zbuluan se rreziku i vdekjes së parakohshme ishte më i ulët tek njerëzit që kishin të paktën një fëmijë – një efekt më i dukshëm tek meshkujt sesa tek femrat.

“Në moshën 60-vjeçare, diferenca në jetëgjatësi ishte 2 vite për burrat dhe 1.5 për gratë”, thuhet në studimin e publikuar tek Journal of Epidemiology & Community Health.

Hulumtuesit shkencorë thonë se studimi është i pari që tregon nëse lidhja mes jetëgjatësisë dhe prindërimit bëhet më e fortë me kalimin e moshës.

Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 704 mijë meshkujve dhe 725 mijë femrave të lindur mes viteve 1911- 1925, të cilët kishin jetuar në Suedi.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj