Studim: Prindërit obezë, shkak për vonesë në zhvillimin e fëmijëve

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shendet+: Blertina Koka

Fëmijët e lindur nga prindërit obezë mund të përjetojnë vonesë në zhvillim në fazat e para të fëmijërisë, sugjeron një studim i fundit.

Sipas shkencëtarëve, fëmijët me nënat obeze janë 67% më të rrezikuar që të kenë vonesë në zhvillimin e aftësive lëvizëse dhe janë më të ngathtë se fëmijët e tjerë me nëna me peshë normale. Ndërsa ata që kanë edhe baballarët obezë janë 71% më të rrezikuar.

Kur të dy prindërit janë obezë, fëmijët janë 3 herë më të rrezikuar që të lindin me këto probleme.

“Mesazhi i këtij studimi është që çdokush – grua apo burrë, prindër ose jo – duhet të përpiqet të arrijë një peshë normale të trupit, nëpërmjet një diete dhe mënyre jetese të shëndetshme”, thotë autorja kryesore e studimit, Edwina Yeung, hulumtuese shkencore tek Institutet Kombëtare të Shëndetit.

Yeung shton se studimi është bërë duke marrë të dhëna për prindërit dhe fëmijët, dhe nuk kanë prova të sakta që vërtetojnë se obeziteti shkakton direkt probleme në zhvillimin e fëmijëve.

“Nuk kemi një diagnozë për këta fëmijë”, thotë Yeung. “Në këtë pikë, nuk e dimë nëse fëmijët do t’i kenë këto probleme kur të rriten”, shton ajo.

Yeung dhe kolegët e saj ekzaminuan të dhënat nga anketat e plotësuara nga prindërit për fëmijët kur ishin 4, 8, 12, 18, 24, 30 dhe 36 muajsh.

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive