Studim: Reklamimi i ushqimeve me përmbajtje sheqeri, një ndër shkaktarët e obezitetit tek fëmijët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Fëmijët që shohin më shumë se 20 reklama në javë, që reklamojnë drithëra me sheqer, janë 30% më të prirur për të konsumuar një mëngjes të tillë. Ky zbulim është bërë nga një studim i kohëve të fundit.reklama

U bë një kohë e gjatë që si prindërit ashtu edhe ekspertët e shëndetit kanë qenë të shqetësuar mbi ndikimin që kanë te fëmijët spotet publicitare që reklamojnë vazhdimisht drithërat apo edhe ushqimet e tjera me përmbajtje të lartë sheqeri.

Si pasojë e këtij shqetësimi, kërkuesit zhvilluan një studim i cili gjeti lidhjen midis numrit të reklamave që fëmijët shihnin dhe sasisë së këtyre produkteve që ata konsumonin. Shkencëtarët zbuluan se një i ri që shihte 10 reklama të tilla në javë, e rriste konsumin e këtyre produkteve me rreth 15%. Ndërsa një fëmijë që shihte 20 reklama në javë konsumonte, rreth 30 % më shumë produkte me përmbajtje të lartë sheqeri se fëmijët që nuk i shihnin këto spote publicitare.

Aktivistët e mbrojtjes së shëndetit thanë se kërkimi vërtetonte dyshimet që ata kishin prej një kohe të gjatë se reklamimi i tepruar i produkteve me përmbajtje të lartë sheqeri kishte pasur një impakt të madh në rritjen e obezitetit te fëmijët.

Profesor Graham MacGregor, kryetar i grupit “Action on Sugar” shprehet: “ Nuk ka dyshim se drithërat me përmbajtje të lartë sheqeri janë ndër produktet që më së shumti kanë nxitur rritjen e rasteve të obezitetit te fëmijët, duke shkaktuar edhe shfaqjen e diabetit të tipit 2 që në adoleshencën e tyre”.

Aktivistët gjithashtu janë duke punuar fortë për të nxitur qeverinë në rritjen e taksave mbi produktet me përmbajtje të lartë sheqeri. Theksojmë se studimi është bërë vetëm për Britaninë e Madhe, por me zhvillimin që të gjitha vendet kanë pësuar kohët e fundit, edhe vendi ynë nuk mund të bëjë përjashtim. Figura shumë të njohura të televizionit britanik shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me obezitetin te adoleshentët, ata thonë se adoleshentët pasi kanë mbaruar arsimin e mesëm, largohen nga shkolla ose me një mbipeshë ose kanë kaluar në obezitet, duke rritur kështu shanset që më vonë në jetë të zhvillojnë sëmundje të tilla si diabeti apo sëmundje të sistemit kardiovaskular. Sipas të dhënave të qeverisë, një në pesë fëmijë që futet në arsimin fillor është mbipeshë ose obez, ndërsa sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik Britanik, sasia e sheqerit që një fëmijë nën moshën 10 vjeç konsumon në ditë është e barasvlershme me 10 lugë sheqeri. Kjo sasi është alarmante duke pasur parasysh se është sa dyfishi i limitit ditor që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur për të rriturit.

Studimi u krye nga kërkuesit e shkollës së mjekësisë në Universitetin Dartmouth, në SHBA. Ai doli në përfundimin se më shumë se 40% e fëmijëve ishin vazhdimisht të ekspozuar ndaj spoteve publicitare në televizion, që reklamonin produkte me përmbajtje të lartë sheqeri. Duke pasur parasysh pasojat që ka në shëndet konsumimi i tepruar i sheqerit, specialistët i këshillojnë prindërit të jenë më të kujdesshëm ndaj mënyrës së ushqyerjes së fëmijëve të tyre.

Burimi: Daily Mail / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!