Studim / Viagra parandalon sulmet në zemër

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Meshkujt që përdorin viagra janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga sulmet në zemër ose të vdesin nga një infarkt, ka zbuluar një studim i ri. Ky ilaç për impotencën tek meshkujt do të përdoret shumë shpejt për trajtimin e qindra mijëra pacientëve që kanë pësuar infarkt në zemër apo për të parandaluar sulmet më fatale në zemër, thonë shkencëtarët.viagra

Ekspertët nga Universiteti i Mançesterit monitoruan 600 pacientë diabetikë të cilët kishin përdorur viagra për të trajtuar impotencën seksuale.

Ky ilaç qetëson qelizat muskulore në enët e gjakut që furnizojnë penisin, duke mundësuar rrjedhje më të shumtë të gjakut në këtë pjesë të trupit. Me rritjen e rrjedhjes së gjakut, rritet edhe mundësia për të pasur ereksion.

Ekspertët mendojnë se një përbërës kyç tek Viagra, i quajtur PDE5i, që qetëson enët e gjakut, parandalon gjithashtu dëmtimet në qelizat e zemrës. Infarkti në zemër shkaktohet kur zemra nuk arrin të pompojë mjaftueshëm gjak përreth trupit me presionin e duhur.

Edhe pse diabetikët janë më të rrezikuar nga problemet në zemër, pacientët që morën pjesë në studim nuk vuajtën aq sa pacientët që nuk e morën këtë medikament.

Profesori Andrew Trafford dhe ekipi i tij, i themeluar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, po shpresojnë të tregojnë se ky medikament mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e aritmisë kardiake.

Një studim i mëparshëm,  i publikuar tek revista “BMC Medicine” tregoi se viagra mund të parandalojë rritjen e madhësisë dhe ndryshimin e formës së zemrës tek pacientët që vuanin nga hipertrofia e ventrikulit të majtë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj