Studimi: A u përkeqësua gjendja shëndetësore e personave me aftësi të kufizuar gjatë periudhës së izolimit?

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 16, si më poshtë:

Gjatë periudhës së izolimit ose kufizimit të lëvizjes si pasojë e pandemisë COVID-19, gjendja shëndetësore u përkeqësua për rreth 37% të personave me aftësi të kufizuar, ndërkohë që nuk ndryshoi për 63% të tyre dhe u përmirësua në 0.6% të rasteve (Grafiku 18).

Grafiku 19 paraqet përqindjet e individëve me aftësi të kufizuar gjendja shëndetësore e të cilëve u përkeqësua gjatë periudhës së izolimit, sipas faktorëve të pavarur në studim. Në përgjithësi, nuk ka ndonjë trend të qartë linear të përqindjes së PAK shëndeti i të cilëve u përkeqësua gjatë izolimit sipas faktorëve të pavarur. Kjo përqindje u paraqit më e lartë tek PAK me moshë 11-18 vjeç (53.7%) dhe tek ata 51-60 vjeç (53.1%), tek PAK që jetojnë në zonat rurale (45.9%) apo në Durrës (46.3%) dhe Korçë (42.6%), dhe tek personat me dy (51.9%) dhe tri lloje të ndryshme paaftësish (50%).

Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi