Studimi/ Hapësira kohore e gjatë midis dozave të vaksinimit zvogëlon rrezikun e inflamacionit të zemrës te meshkujt

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë këtë javë se të rinjtë meshkuj duhet të konsiderojnë të presin më gjatë mes dozave të vaksinave Pfizer dhe Moderna për të zvogëluar rrezikun e inflamacionit të zemrës.

CDC tha se meshkujt e moshës 12-39 vjeç duhet të konsiderojnë të presin tetë javë midis dozave të para dhe të dyta të serisë së tyre primare të vaksinimit Covid. Autoritetet e shëndetit publik në Kanada zbuluan se rreziku i miokarditit te meshkujt e moshës 18 deri në 24 vjeç ishte më i ulët kur ata prisnin tetë javë për dozën e dytë të Moderna ose Pfizer.

CDC rekomandon që individët e tjerë të kualifikuar të presin tre javë midis injeksioneve Pfizer dhe katër javë midis dozave të Moderna, veçanërisht të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të komprometuar.

Miokarditi është inflamacion i muskujve të zemrës që mund të rezultojë në probleme serioze shëndetësore, sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut. Miokarditi shfaqet më së shpeshti pas infeksioneve virale, por CDC ka gjetur gjithashtu një lidhje midis injeksioneve të Moderna, Pfizer dhe miokarditit, veçanërisht pas dozës së dytë.

Rreziku i miokarditit tek meshkujt e moshës 18 deri në 39 vjeç është rreth 1.5 herë më i lartë pas një doze të dytë Moderna sesa me vaksinën Pfizer. Burrat në këtë grupmoshë raportojnë rreth 68 raste miokarditi për 1 milion doza të dyta të Moderna, krahasuar me 47 raste të miokarditit për 1 milion doza të dyta Pfizer të administruara.

Shumica e pacientëve që zhvillojnë miokardit pas vaksinimit kundër Covid reagojnë mirë ndaj ilaçeve dhe shërohen plotësisht, sipas CDC. Njerëzit përballen me një rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të miokarditit pas infeksionit Covid sesa nga vaksinat, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. /Përshtati në shqip për shendeti.com.al: Anxhela Cami

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën