Studimi i ri/ Mjeku Alimehmeti: Nevojitet një dozë e tretë vaksine tek moshat mbi 60-vjeç

Kina zyrtare ka qenë gjithmonë korrekte në publikimet dhe vënien në dijeni të studimeve (ndryshe nga shtete të tjera më të pazhvilluara që përdorin këtë vaksinë) dhe ky është rezultati i një studimi zyrtar të kryer nga CDC Hebei Kinë, Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.

Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

2 javë pas dy dozave CoronaVac, 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj pas dy dozave CoronaVac, vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac: 100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar.

Në nivel sasior, titri gjeometrik mesatar i antitrupave neutralizues ishte: 42.7 (pozitiv) dy javë pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8), 3.4 (negativ) gjashtë muaj pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8), dhe 305.0 (pozitiv) shtatë ditë pas dozës së tretë. Doza e tretë është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2.

Sqarim 1: është paraqitur doza 3, pasi është doza zyrtare e licensuar për këtë vaksinë, megjithatë studimi përfshin edhe dozat 1.5 dhe 6.

Sqarim 2: edhe pse titri i antitrupave neutralizues ka rënë në nivel negativ, jo automatikisht do të thotë e njëjta gjë për përgjigjen qelizore, pra vaksina me dy doza mund të vazhdojë të ofrojë mbrojtjen nga format e rënda.

Autorët dalin në përfundimin e qartë se: Titri i antitrupave neutralizues bie shumë gjashtë muaj pas dy dozave CoronaVac te moshat e vjetra (>60 vjeç).

Një dozë e tretë indukton me shpejtësi (7 ditë) përgjigje imunitare të fortë.

Këto rezultate mund të ndihmojnë politikabërësit të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.

Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë