Studimi: Kalojnë Covid-in por nuk krijojnë antitrupa, çfarë ndodh me ta

Janë shëruar nga Covid-19, por nuk kanë krijuar antitrupa specifikë. Një studim i ri po kërkon të hedhë dritë mbi këtë fenomen, i cili duket se ka prekur shumë njerëz.

Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo  të gjithë krijojnë antitrupa nga koronavirusi, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.

Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët. Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.

Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv pas marrjes së një kampioni nga hunda. Një kërkim në Gjermani sakaq ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa.

Nëse diçka e tilla konfirmohet plotësisht, do të kishte pasoja të ndryshme, sepse personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave, e mund të kenë nevojë për më shumë doza pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim