Studimi më i fundit: Pijet e gazuara shkaktojnë diabet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Konsumimi i vetëm një kanoçe me pije të gazuara çdo ditë mund të ketë pasoja të rënda në shëndet, paralajmërojnë shkencëtarët.pijet-e-gazuara

Të rriturit që konsumojnë një pije çdo ditë kanë 46% më shumë gjasa të preken nga para-diabeti, kur nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se normalja.

Nëse diagnostikohet herët, mund të luftohet nëpërmjet ndryshimeve të mënyrës së jetesës, si ndjekja e një diete të shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Por, nëse lihet pa trajtuar, mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2, i cili, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të sjellë pasoja shumë më të rënda dhe fatale, si për shembull ataku në zemër.

Pijet e ëmbla gjithashtu rrisin rezistencën e insulinës, e cila është një nga faktorët e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Hulumtuesit shkencor nga Universiteti Tufts, në Masaçustes, analizuan të dhënat e më shumë se 1500 të rriturve të moshës së mesme për një periudhë 14-vjeçare.

Pjesëmarrësit nuk kishin pasur asnjëri diabet në fillim të studimit. Të gjithë ata raportuan për sasinë e pijeve të gazuara që konsumonin.

Ata që kishin konsumuar më shumë pije energjike kishin një rrezik më të lartë për t’u prekur nga para-diabeti.

“Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i lartë i pijeve të ëmbla rrit gjasat e zhvillimit të shenjave të para paralajmëruese të diabetit të tipit 2”, deklaron dr. Nicola McKeown, autorja kryesore e studimit.

“Nëse nuk bëhen ndryshime në mënyrën e jetesës, individët me para-diabet janë në trajektore për zhvillim të diabetit”.

Dr. McKeown thotë se duhet të bëhen më shumë kërkime në lidhje me efektet afatgjate të pijeve të gazuara, duke qenë se studimet e mëparshme kanë rezultate të ndryshme.

Studimi është publikuar tek “Journal of Nutrition”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër