Studimi na tregon se në çfarë moshe fillon të plaket truri

Siç tha Shekspiri, ne të gjithë kemi hyrjet dhe daljet tona në këtë skenë madhështore që e quajmë jetë, dhe tani studiuesit kanë identifikuar pikën specifike në moshën e mesme kur qelizat tona të trurit tregojnë shenjat e para të fillimit të rënies.

Deri në moshën 25 vjeçare truri ynë është në zhvillim të plotë. Neuronet shumohen, lidhjet forcohen dhe korteksi paraballor, përgjegjës për logjikën, vendimmarrjen dhe kontrollin emocional, vazhdon të piqet. Por pas kësaj moshe, procesi ndryshon.

Kjo moshë, bazuar në skanimet e trurit dhe testet me 19,300 individë, është mesatarisht rreth 44 vjeç. Pikërisht këtu degjenerimi fillon të jetë i dukshëm, përpara se të arrijë shpejtësinë e tij më të madhe në moshën 67-vjeçare. Në kohën kur arrijmë të 90-at, shpejtësia e plakjes së trurit zvogëlohet.

Sipas ekipit që qëndron pas studimit të ri, të udhëhequr nga studiues nga Universiteti Stony Brook në SHBA, gjetjet mund të jenë të dobishme për gjetjen e mënyrave në promovimin e një shëndet më të mirë të trurit gjatë fazave të mëvonshme të jetës./sciencealert.com

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat