Egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i kërpudhave sillte jetë të gjate. Sot, studjuesit kane arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtaresh të Universitetit të Australise Perendimore, ngritën një kerkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10gr. kërpudha të freskta çdo dite, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata, kishte përgjysmim të efektit mbrojtes. Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe duke rrëzuar rrezikun me 89%.
Përse kërpudhat luftojnë kancerin?
Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjere të varur nga hormone, duke penguar enzimen “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë nje nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzimë, një tjetër është shega. Dhe disa varietete fare lehtë të gjindshme, si kërpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kanë një efekt anti – aromatase të fortë.
Por, kerpudhat kane një efekt mbrojtës përtej kancerit të lidhur me hormone. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.
Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?
Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate, pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojne rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës.
Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kanë një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm, mund të jetë një hap shumë i rëndesishëm në ecurinë e shëndetit tuaj.