Aktorja Anagnosti rrëfen për “Shëndet Plus” marrëdhëniet që ka me tavolinën, me mjekun, familjen dhe aktivitetin fizik
Një telefonatë që i erdhi nga një person që nuk e njihte e habiti me propozimin që i bëri. Do ti kërkonin të ishte në rolin e një “Super gjysheje” si ambasadore e në çështjet e ushqyerjes me gji tëfëmiëjve. Bëhet fjalë për aktoren e madhe Roza Anagnosti, e cila thekson se e ndjeu si detyrë dhe ndjenjë të sinqetë ktë propozim. Më tej ajo rrëfen për gazetën “Shëndet Plus” mardhëniet që ka me ushqyerjen, edukimin shëndetësor dhe plot supriza të tjera që do ti lexoni më psoshtë.
Si ndodhi që vendosët të jeni në rolin e “Super Gjyshes”?
Në radhë të parë unë jam nënë dhe gjyshe e tre nipave dhe një mbese. E ndjeva dhe ndaj e pranova. Por në fakt propozimi më erdhi nga një njeri që nuk e njihja por zbulova se kisha njëfarë lidhej të veçantë. Një mjeke e cila ishte pjesë e nismës së shpalljes së konkursit 10 nënat më të mira të vitit ishte nusja e vëllait të aktorit në rolin e djalit yë vogël në filmin “Në shtëpinë tonë”. Kisha vite që doja të dija se çfarë është bërë me atë djalë dhe rastësia ma solli këtë. Kjo nismë e Ministria e Shëndetësisë, në partneritet me UNICEF mu kërkua që të jem Ambasadore për Çështje të të Ushqyerit të Fëmijëve, dhe të jem në rolin e një “Super gjysheje”, që do të kërkojë dhe lobojë nëpërmjet spoteve mediatike dhe eventeve publike, për mbështetjen e gjithë familjes dhe shoqërisë ndaj nënave të reja për zbatimin e projektit.
A i keni ushqyer ju fëmijët me qumësht gjiri?
Sigurisht që po. Unë kam dobësi për fëmijët, sepse është një proces që Zot ia ka dhënë gruas që ta transetojë dhe ta përjetojë 9 muaj dhe nëse e ushqen me gji fillon vazhdimësinë e jetës. Ushqyerja e me gjunësht gjiri është e domosdoshme. Unë i kam ushqyer vetë fëmijët e mi në gji ndaj dhe mesazhi im vjen si një nënë. Unë po shpërndaj një mesazh që e kam përjetuar vetë. Mdje këtë ua kam përcjell edhe vajzave të mia, sepse edhe ato kanë fëmijë dhe i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri.
Unë kam qenë një nënë e re 23 vjeçare dhe merrja këshilla ng mjeku, nga nënat e tjeara që ksihin lidur para meje dhe nga të afërmit. Kam qenë shumë rigoroze për fëmijët qoftë në anën mjekëosre por edhe në mënyrën e të ushqyerit. Duhet të dini se në kohën tonë burimet e informacionit nuk kanë qnë kaq të shumta.
Në kohën tonë ka pasur mundime më shumë, sespe edhe nuk kishte kaq produkte sa sot për fëmijën. Sot nënëat mund të shkojnë në farmaci dhe të marrin produktet që duan kurse ne rrinim në radhë të qumështin me orë të tëra. Ishte një mundim, por mundim dhe detyrë e bukur për fëmijën tënd.
A vështirësonte përkushtimin tënd fakti që keni qenë aktore?
Në përgjithësi kam qënë njeri i rregullt, nuk kam ekzagjeruar në asnjë gjë dhe kam qenë nëmë e përkushtuar me familjen. Për fat të mirë kam pas edhe bashkëshortin artist dhe jami marrë vesht mirë me njëri tjetrin sespe nuk është kollaj të rrisësh dy fëmijë pa ndihmë por çdo gjë bëhet sepse është dashuria e madhe.
Nënat shqiptare janë të përkushtura. Ka nëna në karrier, por duhet që edhe të përkushtohesh ndaj fëmijës sepse fëmija ka nevojë edhe për përkëdheljen e nënës. Ta ushqesh me gji fëmijën do durim dhe përkushtim.
Thatë se keni një vajzë pediate ka qenë dëshira e saj apo e nxitët ju?
Vajza ka qenë një nxënëse e shkëlqyer dhe në fakt kishe kërkuar arkitekturë ose informatikë por e caktuan te mjeksia. Në fillim na u desh një punë që ta bindnim, por tashmë është shumë e kënaqur si pediatre dhe thotë se e do shumë punën e saj. Kështu ajo shpesh na jep edhe ndonjë këshillë shëndetësore. Ndodh ndonjëherë që ta kundërshtoj sepse na ka mësuar jeta, pra praktika, por në fakt është mirë të kesh një familjar mjek.
Te mjeku shkoni kur keni ndonjë problem, apo shkoni edhe për ndonjë kontroll rutinë?
Të them të drejtën kjo është një dobësi e shumë shqiptarëve. Mendoj se mungon në vendin tonë një kulturë shëndetësore për të bërë ndonjë kontroll. E kemi këtë dobësi që nuk dukemi kurrë tek mjeku pa pas probleme. Në fakt unë i bëj kontrollet, sepse ma kërkon edhe vajza që është mjeke.
Sa i takon tavolinës, sa vëmendje i kushton?
Për mua është një pjesë shumë e rëndësishme. Unë ha nomrmal. Është një shprehje që nuk jetoj për të ngrënë por ha për të jetuar. Tavolinën e kam të rëndësime. Një tavolinë sado e pasur apo e varfër të jetë është e rëndësishme të jesh në tavolinë. Unë gatuaj vetë. Kur jam martuar nuk kam ditur të gatuaj, por kam filluar të mësoj me libra. Unë edhe improvizoj shumë duke i kombinuar gjërat. Vlerësimin mund ta japin fëmijët ose im shoq si gatuaj, por fakti që nuk do të hajë askund vetëm nga dora ime i pëlqen mënyra se si gatuaj. Mundohem që të ngihem gjithnjë nga tavolina e pangopur dhe të mos abuzoj me të ngrënin
Me aktivitetin fizik si i keni mardhëniet, sepse dukeni që jeni në formë të mirë?
Jam marrë gjithnjë me aktivitet fizik, kam bërë gjimnastikë në shkollë, kam bërë 3 vjet kurs baleti. Gjithmonë jam munduar të bëj aktvetet tani eci, bëj gjimanstikë, në pazh bëj not. Me vullnet mundohem ti bëj. Im shoq më thotë se artisti duhet ti bëjë të gjitha detyrat dhe të jetë sportiv.
Aktorja Roza Anagnosti, që është dhe Ambasadore për Çështje të të Ushqyerit të Fëmijëve, do të jetë në rolin e një “Super gjysheje”
“Konkursi 10 nënt më të mira”
“Kur të më muroni në mur synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë”. Këtë pjesë të Legjendës së Rozafës solli në vëmendje aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti, në lançimin e konkursit “10 nënat më të mira të vitit”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në partneritet me UNICEF. Aktorja, që është dhe Ambasadore për Çështje të të Ushqyerit të Fëmijëve, do të jetë në rolin e një “Super gjysheje”, që do të kërkojë dhe lobojë nëpërmjet spoteve mediatike dhe eventeve publike, për mbështetjen e gjithë familjes dhe shoqërisë ndaj nënave të reja për zbatimin e “Mënyrave të reja dhe më të mira të ushqyerjes së foshnjës dhe fëmijës” për të rritur fëmijë sa më të shëndetshëm. “Është parë të bëhen konkurse misesh, por ky është konkursi më i bukur”, tha Anagnosti, e cila theksoi se ushqyerja është e rëndësishme edhe tek nëna, të cilën duhet ta mbështesë familja.
Kush është aktorja Roza Anagnosti
Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër, Shqipëri, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombetar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjere janë “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.