Supermodelja Kendall Jenner flet për sëmundjen më të tmerrshme nga e cila vuan

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

kendall-jennerNë një nga episodet e fundit të shfaqes televizive “Keeping up with Kardashians”, Kendall Jenner foli për sëmundjen e tmerrshme që e ka prekur. “Kjo është gjëja më e frikshme në të gjithë botën” u shpreh 21-vjeçarja. “ Zgjohesh nga gjumi dhe mendon se nuk do të lëvizësh më. Ti nuk mund të bësh asgjë!”.

Paraliza e gjumit është një gjë shumë e vërtetë, thotë Harneet Walia, nga Klinika e Gjumit Cleveland. Në një fazë të gjumit, mund të shikoni ëndrra të gjalla, ku gjymtyrët ngujohen dhe nuk lëvizni dot. Edhe pse jeni të vetëdijshëm, ju nuk mund të lëvizni dot. Nëse gjërat përkeqësohen, personat që vuajnë nga kjo sëmundje mund edhe të mos marrin frymë dhe të asfiksohen, thotë dr. Walia.

Lajmi i mirë është se paraliza e gjumit zgjat vetëm për disa minuta dhe nuk është e rrezikshme. Më shumë se 7% prej nesh mund ta përjetojë atë një një pikë të jetës. Ndërsa kjo është e zakonshme për njerëzit narkolepsisë dhe është e lidhur me mungesën e gjumit dhe oraret e parregullta të gjumit, shpjegon dr. Walia.

Modelja Kenadall Jenner i tha se është e friksuar të fle gjumë pasi mund t’i ndodhë përsëri kjo sëmundje e frikshme.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë