Viruset janë duke qarkulluar masivisht, krahas dietës se balancuar dhe të shëndetshme mund të konsiderohet edhe marrja e disa lëndëve ushqyese të cilat mund të bëjnë që sistemi ynë imunitar të jetë ne formen e tij me të mire për të parandaluar sëmundshmerine ose për ta ulur seriozitetin e saj.
- Një multivitamine që përmban Vitaminë A, B6, B12, D, C, E, folate dhe zink, hekur, selenium Magnez dhe bakër mund të konsiderohet krahas një diete të balancuar.
- Vitamina C: në persona të shendetshem rekomandohet marrja e përditshme e 200mg, e cila konsiderohet se krijon “ngopje” në gjak dhe ul rrezikun, seriozitetin dhe kohezgjatjen e sëmundjeve të traktit respirator të sipërm. Në fazë sëmundshmërie, vitamina C rekomandohet në doza 1-2gr/dite.
- Marrja e përditshme e vitamins D besohet të ule prekjen nga sëmundje infektive respiratore. Marrja e një doze 2000IU në ditë konsiderohet optimale.
- Ata që rezultojnë në limite me Zinkun, veçanërisht fëmijet janë më të prirur të sëmuren më rënde nga viruset që prekin traktin e frymëmarrjes. Një suplement në dozen 8-11mg/ditë është i rekomandueshem në mangësi të Zinkut ose në persona qëushqehen në mënyrë të njëanshme.
- Yndyrnat omega 3 në dozën 250mg/dite EPA + DHA mund të mbështesin sistemin imunitar të jetë më eficent dhe të ulin inflamacionin.



