Syzet dhe moshat e treta

syze-gjerman-optik

Jeta pas të 50-ave sjell shumë ndryshime në trupin tuaj. Megjithatë nëse fitoni një stil jetese të shëndetshme dhe pak kujdes, çdo gjë përmirësohet.

Çfarë ndodh? Me moshën, mund të keni vështirësi të përqendroheni në objektet që keni pranë. Mund të bëheni më të ndjeshëm ndaj vështrimit dhe të keni vështirësi përshtatjeje në nivele të ndryshme të dritës. Moshimi gjithashtu mund të ndikojë në lenten e syrit duke shkaktuar pamje jo të qartë.

Të moshuarit ose mosha e tretë kanë më shumë nevojë për një korrigjim të shikimit dhe syze edhe më cilësore se moshat e tjera.

Sipas statistikave, të moshuarit bëjnë pjesë në grupmoshën që ka përqindje më të lartë në përdorimin e syzeve optike dhe të diellit (pothuaj 100% mbi moshën 60 vjeç).

Me kalimin e viteve aftësitë orientuese në ambientin rrethues për të moshuarit bëhen gjithnjë e më të vështira. Shqisat orientuese dhe motore janë gjithnjë e më të dobëta  dhe syri si organ kryesor në orientim dhe shikim humbet shumë nga aftësitë e tij.

Syzet optike dhe të diellit ngelen një ndihmë e domosdoshme për kryerjen e aktiviteteve vitale të përditshme.

Për këtë qëllim zgjedhja e syzeve për të moshuarit duhet bërë me kujdesin maksimal dhe cilësinë më të mirë si të xhamave optike (filtrit përkatës) dhe të skeletit.

Gjerman Optik, duke pasur parasysh që të moshuarit aksidentalisht mund t’i shtypin syzet nga pakujdesia ose mund t’i zërë gjumi me syze, disponon skelete optike të një cilësie speciale që janë të pathyeshëm dhe shumë rezistente nga dëmtimet fizike. Cilësia dhe këshillimi nga specialistët e Gjerman Optik bën të mundur që të moshuarit të mos shqetësohen më për prishjen e syzeve apo thyerjen e tyre nga pakujdesia dhe faktin se duhet të paguajnë për një palë syze të tjera.

Syzet speciale të pathyeshme të Gjerman Optik i bëjnë të moshuarit të mos shqetësohen dhe të mos stresohen për këtë problem.

Me kalimin e viteve syri dobësohet dhe një nga problemet më të hasura është dëmtimi i retinës ose pjesë së ndjeshme dhe të fundit të syrit. Dëmtimet e retinës bëjnë që shikimi të humbasë cilësinë e tij natyrale, tonet, ngjyrat, kontrastet dhe mprehtësinë.

Për këtë qëllim Gjerman Optik ka specializuar dhe ka kërkuar xhamat më të mirë optikë për mbrojtjen e retinës për të moshuarit si pjesa më delikate dhe e rëndësishme e syrit. Filtrat specialë vendosen sipas rastit dhe problematikës që shfaqet, të propozuar nga firma më e mirë gjermane e xhamave optikë në botë RODENSTOCK.

Flitet për cilësi dhe çmim të arsyeshëm dhe të arritshëm nga të gjithë.

Për të mbrojtur retinën aplikohen lente me cilësi të veçantë që studiohen me një kujdes të veçantë nga specialistët e Gjerman Optik. Veç mbrojtjes, në raste të veçanta ku kemi të bëjmë me probleme të parikuperueshme në retinë, ofrojmë zgjidhje të studiuara me kujdes sipas problematikës dhe shqetësimit të pacientit.

Për këtë qëllim Gjerman Optik dërgon në Gjermani në mënyrë të vazhdueshme pjesë të stafit të saj për specializim, duke qenë të përditësuar me të gjitha të rejat e fundit në fushën e optikës dhe korrigjimit të shikimit. Kemi arritur që të gjitha rastet e trajtuara pranë Gjerman Optik të zgjidhen me sukses të plotë në bashkëpunim me kolegët tanë gjermanë të Rodenstokut.

Adresa 1: Kristal Center (kati 0 përballë Conad) tek Komuna e Parisit.

Adresa 2: Rruga “Hoxha Tahsim”, 103, Tiranë.

Tel: 0662042659

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë