Tabaku: Ngritja e laboratorëve a nuk ishte detyrë e koncensionarit të checkup-it?! Beqaj: Laboratorët e checkup-it janë vetëm për analizat e checkup-it

komision1

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Prezantimi i buxhetit 2017 në Shëndetësi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë është shoqëruar me debate nga Minsitri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetë të opozitës. Demokratët hodhën akuza për dhënien me koncesion të 18 laboratorëve mjekësorë në spitalet e vendit, që është planifikuar gjatë vitit të ardhshëm, për koncesionet e dhëna më parë dhe për funksionimin e sistemit shëndetësor në tërësi.

Duke iu referuar koncesionit të Check up -it, opozita thotë se partneriteti publik – privat nuk ka funksionuar, shpenzimet rriten vetëm për koncesionet të cilat, sipas saj, i jepen njerëzve që s’kanë lidhje me shëndetësinë. Kjo është kundërshtuar nga Ministrit Beqaj, i cili thotë se buxheti 2017 është financimi më i madh publik i shëndetësisë në 25 vjet.

Jorida Tabaku: PPP për checkup pretendohej se do të ngriheshin 20 laboratorë të rinj, ndërkohë sot po jepen me koncesion. A nuk ishte detyrim i koncensionarit të parë të ngrenë këto laboratore?!

Ilir Beqaj: Në QSUT kemi probleme me realizimin e 3 analizave sepse volumi është i vogël dhe nuk e merr asnjë firmë përsipër që të na furnizojë.

Ilir Beqaj: Çështja e laboratorëve në kontrollin bazë është e ndarë nga laboratorët e spitaleve. Janë laboratorë të ngritur vetëm për kontrollin bazë, kryejnë 44 analiza. 25 laboratorë ka checkup-i.

Tabaku: Laboratorët e checkup-it nuk janë të rinj.

Ilir Beqaj: Laboratorët janë jashtë qendrave shëndetësore. Në qendra shëndetësore ka kabinete të checkup-it, nuk janë laboratorët. Janë 25 laboratorë në të gjithë Shqipërinë dhe shërbejnë për të kryer 44 analizat e checkup-it.

Jorida Tabaku: Nëse laboratorët kanë funksionuar, pse duhet t’i koncensionojmë. Po vendi i punës së laborantëve?

Ilir Beqaj: Për të pasur një kujdes shëndetësor adekuat janë shërbimi laboratorik dhe imazherik.

Dashamir Shehu: Nuk është problem qe jepni koncension, puna është se nuk ua jepni në administrim njerëzve që kanë kapacitet në shërbimin shëndetësor. Nëse urën e merr një firmë që prodhon domate, sigurisht që do lindin dyshime. Si bën dializën njëri që s’ka kapacitete shëndetësore. Largoni formulën e koncensioneve larg njerëzve qe s’kanë lidhje me shëndetësinë.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet