Kryefaqja Aktualitet COVID-19: Falsifikimi i tamponëve kundrejt përfitimit/ Si e kryenin mashtrimin mes agjencisë...

COVID-19: Falsifikimi i tamponëve kundrejt përfitimit/ Si e kryenin mashtrimin mes agjencisë dhe laboratorit

0
Shpërndaje

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të tjera të falsifikimit të tamponëve “COVID-19”, kundrejt përfitimit, duke arrestuar pesë persona, proceduar penalisht një dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga kanë rënë një 65-vjeçare dhe dy 24-vjeçare, si dhe dy djem të rinj 25 dhe 23 vjeç, ndërsa është proceduar një 40-vjeçare dhe shpallur në kërkim një 52-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar punën dhe kanë goditur 2 raste të mashtrimit dhe falsifikimit të tamponëve ndaj qytetarëve të cilët udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, në qytetin e Durrësit, ku 1 rast kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjensia e udhëtimit.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Në vijim të veprimeve nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. B 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë një agjensie udhëtimi, në lagjen nr.4., Durrës;

A. C 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, B. M, 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”,

A. D., 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, shtetasi L. L., 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qën të punësuar pranë agjensisë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njesi kompjuterike të 2 agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here