Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Femrat gjithmonë investojnë në mënyra të ndryshme për t’u dukur bukur, duke filluar nga produktet kozmetike e deri tek metodat më efikase të kujdesit të lëkurës. Megjithatë, shumica prej tyre i anashkalojnë metodat natyrale dhe priren më shumë drejt produkteve të mbushura me kimikate. Si rezultat i kësaj, ato përballen me probleme të lëkurës, skuqjen dhe acarimin e saj. Ja disa sekrete se si të jetoni pa produktet kozmetike dhe të dukeni përsëri bukur!
Lani fytyrën dy herë: larja e fytyrës çdo ditë është një mënyrë e mirë për ta mbajtur atë të bukur. Por nuk duhet ta teproni me të, pasi mund t’ju acarohet lëkura. Rekomandohet që ta lani dy herë në ditë me ujë të bollshëm – një herë në mëngjes dhe një herë para gjumit.
Pini shumë ujë: asgjë nuk është më e mirë se sa konsumimi i ujit. Të qenit i hidratuar është hapi i parë drejt të pasurit e një lëkure të bukur. Uji është më i mirë edhe se produktet kozmetike për t’u dukur bukur.
Hidratoni lëkurën: sa më shumë ta ushqeni lëkurën, aq më shumë mund të parandaloni daljen e rrudhave. Pjesët kryesore që duhet të hidratoni janë fytyra, qafa dhe duart, pasi këtu shfaqen shenjat e para të plakjes.
Evitoni prekjen e fytyrës me duar: Fërkimi i fytyrës mund të çojë në daljen e parakohshme të rrudhave.
Burimi: naturalbeautytipsneë./http://shëndeti.com.al


