Të brendshmet, ja pse duhet t’i konsumojmë

Shijuesit modernë, adhurues të zarzavateve jashtë stine e të djathërave tmerrohen teksa lexojnë për mëlçinë, trurin, plëndësin etj. Por, nëse kafshët prej të cilave janë marrë të brendshmet, rriten në mënyrë të shëndetshme e të kontrolluar, ato kanë një vlerë shumë të lartë ushqyese. Le t’i shikojmë me radhë:

melci gatimMëlçia: Produkti më i pasur me vitaminën A: 100 gram mëlçi viçi përmban 27.000 U.I. vitaminë A kundrejt 2000 U.I. të karotës, e njohur si mbartëse e kësaj vitamine. Meqenëse nuk është e lehtë të gjendet vitamina A në ushqimin e çrregullt të fëmijëve tanë, mjafton vetëm një racion mëlçie “alla venciana” në muaj pët t’u dhënë atyre dozën e duhur të vitaminës A. Mëlçia është edhe e pasur me hekur, me vitamina të grupit B e me zink. Dëmi i vetëm për mëlçinë është prania e kolesterolit.

Truri: Shumë i shijshëm është truri i qengjit, i pasur me fosfolipide, yndyrna të dobishme për zhvillimin e sistemit tonë nervor, i rekomandueshëm për fëmijët nga nëntë muaj e lart.

Zemra: E pasur me proteina, hekur, zink.

Gjuha: E trajtuar me kripë e erëza përveçse e shijshme, është burim vitaminash të grupit B.

Plëndësi: Shumë njerëz mendojnë se plëndësi është një produkt hiperkalorik dhe i vështirë në tretje. Është mendim i gabuar, pasi pjesët anatomike që përdoren janë organe që përmbajnë një dozë të mirë proteinash dhe shumë pak yndyrna. Unë e përdor shumë plëndësin në dietat e dobësimit; në fakt 60 gram djathë kanë të njëjtat kalori me dyqind gram plëndës.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe