Të drejtat e të rinjve dhe shëndeti seksual, përparësitë përtej 2014-s

Raporti Global i Rishikimit të ICPD-së ka nxjerrë në pah disa përparësi për vazhdimësinë e ndërhyrjeve përtej vitit 2014 midis të cilave:

1. Dinjiteti dhe të drejtat e njeriut për të rinjtë: adoleshentët dhe të rinjtë janë në qendër të axhendës së zhvillimit në dy dekada të ardhshme në vendet në zhvillim, sepse përqindja e këtij grupi të popullsisë që hyn në vitet prodhuese dhe riprodhuese është historikisht më i larti. Në qoftë shtatzeni adoleshentse këtij grupi i sigurohet arsimim cilësor dhe mundësi për të përcaktuar të ardhmen e tyre, për të siguruar shëndetin dhe të drejtat e tyre seksuale dhe riprodhuese dhe për të vonuar formimin e familjes –ata do t’i japin një bum rritjes ekonomike dhe të nxisin inovacionet e nevojshme për një të ardhme të qëndrueshme.

Mbrojtja e të drejtave të të rinjve dhe investimi në këtë kapital njerëzor meriton vëmendje urgjente, duke përfshirë sigurimin e aksesit të tyre në arsimim cilësor dhe trajnime të lidhura me sektorët e ekonomisë, informacionit, edukimit dhe shërbimeve shëndetësore seksuale dhe riprodhuese dhe pjesëmarrjes në hartimin dhe vlerësimin e programeve për të cilat ata janë përfituesit e synuar.

2. Shëndeti seksual dhe riprodhues i adoleshentëve: Vdekjet nga abortet dhe vdekjeve amtare midis të rinjve në botë dhe nivelet e larta të aborteve midis të rinjve në Shqipëri nxjerrin në pah nevojën urgjente për të adresuar pengesat ligjore dhe mungesën e aksesit të të rinjve në shërbimet me cilësi dhe këshillimet për shëndetin seksual dhe riprodhues e shërbime të tjera shëndetësore, përfshirë shëndetin mendor. Për vajzat, në veçanti, adoleshenca dhe mosha madhore shoqërohen me nevoja akute për shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues, për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara që lënë pasoja të përjetshme për shëndetin dhe oportunitetet për vajzat. Arsimi gjithëpërfshirës mbi seksualitetin që thekson gjininë dhe fuqinë, me module që adresojnë barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut dhe vlerat shoqërore të barazisë, mosdiskriminimit dhe zgjidhjes jo të dhunshme të konflikteve, fuqizon të rinjtë për të pasur sjellje të shëndetshme me përfitime të përjetshëm për veten e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Ky shkrim është botuar në numrin e 1 qershorit 2014 të gazetës “Shëndet+” dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë 

UNFPA logo

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren