Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Pothuajse të gjitha femrat shkojnë në shtrat veshur me të brendshme. Por ekspertët thonë se kjo nuk është në të vërtetë gjëja më e mirë për vaginën tuaj.
“Ju nuk duhet të vishni të brendshme në shtrat, nëse keni probleme vaginale”, thotë Nancy Herta, një ob-Gyn në universitetin e Michigan .
Ja pse: Si pasojë e djersës, vagina ka tendencë të marrë lagështi dhe të brendshmet mund të krijojnë një terren të mbarështimit për bakteret e këqija.
“Lejimi i zonës intime të marrë ajër ju ndihmon për të mbajtur atë të thatë dhe të pastër”, thotë Herta.
Gjumi pa të brendshme është veçanërisht një ide e mirë në qoftë se keni një infeksion vaginal. Ajo sugjeron të vishni pizhame të lirshme pambuku në shtrat pa veshur asgjë poshtë tyre12.
Burimi: http://www.glamour.com/https://shendeti.com.al


