“Të luftosh me shpirt për jetën e pacientit”, gjesti human i infermierit nga Vlora

 

lorel-canaj

Blertina Koka / Shendeti.com.al

“Të luftosh me shpirt për jetën e pacientit”. Këta janë mjekët dhe infermierët që duam. Për të tillë njerëz ka nevojë Shqipëria, dhe jo për bluza të bardha që neglizhojnë detyrën, përpiqen t’u qëndrojnë strikt rregullave të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe dështojnë në punën e tyre, mjekë që bëjnë gabime mjekësore dhe përfundojnë pas hekurave.

Shqipëria ka nevojë për mjekë dhe infermierë që ta konsiderojnë pacientin si familjarin e tyre dhe të bëjnë gjithçka për ta shpëtuar. Shqipëria ka nevojë për njerëz me shpirt human, si Lorel Canaj, infermieri nga Vlora që me një gjest shumë të vogël u kthye në shpëtimtar për pacientin.

Loreli ishte duke bërë punën e tij si zakonisht kur mësoi se një pacient ishte në luftë të ashpër mes jetës dhe vdekjes në sallën e operacionit, në Spitalin Rajonal të Vlorës. Vetëm përkushtimi i kirurgëve në sallën e operacionit nuk mjaftonte për t’i shpëtuar jetën 19-vjeçarit. Ai kishte nevojë urgjente për gjak. Loreli tregohet i gatshëm të dhurojë gjak për pacientin, duke u kthyer në hero për të.

Një gjest ky i vogël dhe human, por që për pacientin ishte dhurata më e shtrenjtë që mund t’i jepte: mundësinë për të shpëtuar.

Gjestin human të Lorelit e përgëzoi ne një mesazh publik në rrjetin social Facebook edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, znj. Bruna Mersini, e cila shkruan: “ Është mesnatë, sapo dolëm nga salla ku një 19-vjeçar luftoi fort me jetën! Por gjesti jot më ka prekur e më ka dhënë një mesazh shumë të fortë! Ti dhurove gjak për t’i shpëtuar jetën atij, edhe pse në orët në vazhdim do jesh duke punuar. Sot kuptova pse buzëqeshja jote është e bukur. Sepse vjen nga shpirti jot i bukur! God bless u! Mirënjohje!”.

Le të shërbejë ky gjest si mesazh për të gjitha bluzat e bardha. Për pacientin mjeku dhe infermieri janë hyjni.

mesazh

loreli

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?