Kryefaqja Femrat Të mbash trupin në formë duke u argëtuar

Të mbash trupin në formë duke u argëtuar

0
Shpërndaje


linda K2Linda Kalemi/
Eksperte e aerobisë

Organizata Botёrore e Shёndetit e ka cilёsuar stresin si rrezikun mё tё madh qё i kanoset shёndetit. Si ta luftojmë me aktivitet fizik

Jetojmë në një epoke ku njerёzit ankohen pёr stresin, kaosin, presione psiqike. Nuk mund tё ketё pothuajse asnjё person qё tё mos jetё zhytyr tё paktёn njё herё nё stres.

Organizata Botёrore e Shёndetit e ka cilёsuar stresin si rrezikun mё tё madh qё i kanoset shёndetit. Beteja mё e madhe nё pёrditshmёrinё tonё ёshtё se si ta luftojmё stresin, “gangrena” qё na merr energji dalёngadalё dhe na dobёson sistemin imunitar.

Ja disa metoda çlodhjeje!

Njëra dhe më kryesorja është sporti, ose më thjesht “të lëvizësh”, ushtrimet janё metoda shumё efektive pёr tё lёnё pas stresin. Në këtë mënyrë trupi lehtësohet, drejtohet, forcohet dhe bën që mendimet të pёrqёndrohen tek ushtrimi i mëpas shëm, e arrin atë, më pas mendon për lëvizjen tjeter  dhe keshtu ne nje zinxhir mendimesh sfid në bllokadat qё krijohen nga streset e shqetёsimet që na ndjekin  kudo.

Sipas agjencisë së lajmeve gjermane nga Këlni profesor Ingu Furubuse dhe kolegët e tij në universitetin e Këlnit deklaruan se 10 minuta në ditë gjimnastikë dhe përsëritja e saj çdo ditë ndihmon në ruajtjen e muskulaturës tek të moshuarit. Shkencëtarët deklaruan se muskujt nuk njohin plakje dhe nuk kanë orar biologjik dhe ripërtërihen vet pas çdo 15 vjetëve. Për këtë arsye moshat e thyera këshillohen ta kontrollojnë këtë pjesë të trupit me sport. Sipas tyre për këtë arsye edhe jeta e sportistëve mesatarisht është 8 vjet më e gjatë se e të tjerëve.
Disiplinat e të stërviturit, janë pafund, por bota është në kërkim të metodave të reja të cilat bëjnë me interesante, më argëtuese se stervitjen dhe me e rëndësishme është se po ecet drejt disiplinave që nuk të lodhin, nuk të sfilisin, drejt programeve që mund të aplikohen kurdo e kudo që të ndodhesh aq më tepër nga të gjitha grupmoshat.

A nuk është familja më e shëndoshë e më e lumtur, kur edhe moshat e dyta e të treta janë të lumtur? Kështu edhe niperit e mbesat e tyre do të rriten nga gjyshër të shëndetshëm e fytyra që buzëqeshin,

Tëster Disk, praktika e re e sjellë në Shqipëri

Bota mendon dhe zhvillon programe të reja dhe për gjithë komunitetin, një nga këto risi është Tëister Disk aplikuar me grup. Është një sport praktik që zhvillohet në shumë shtete, me një instrument që punon të gjithë trupin dhe kryesisht barkun, belin, vithet , kofshët.

Kjo vegël sa e vogël është aq të madhe e bën punën, mjafton 15 min stërvitje në ditë dhe në 2 muaj ju dhuron një trup të zvogeluar deri në 2 numura. Ka një efekt të çuditshëm sepse vetëm duke u vendosur  mbi të, me lëvizje gjysëm rrethore majtas-djathtas dhe kaq, duart ndjekin harmoninë e orientimin e trupit, ngjet  sikur rreshket mbi akull edhe pse djersitesh nuk e njeh lodhjen, për faktin se nuk përbën hedhje, koreografi, figura ..etj.  A e besoni që vetëm një disk me diametër 35 -45 cm të jetë kaq efektiv në ndryshimin e fizikut tuaj…?  Që kjo minivegël të mbajë mbi të edhe një person me peshë 100kg?

Do të shikoni se si nga dita në ditë brenda 2 muaj shkrin yndyra e barkut e rreth belit shoqërimi i ushtrimeve me muzikë sidomos të stilit charlaston ose rock and rooll  e bën më të këndshmë programin, sepse të kthen vite mbrapsht në botën e Elvis Presley gjatë mësimit shpesh bëj sikur nuk i kontrolloj klientët, bëj sikur largohem ca e shoh që fillojnë të përfshihen në ritëm, të kënaqen me vehten e të përdridhen më tepër kjo u bën mirë, sepse u rrit tempon e stërvitjes, rrit adrenalinën e largon stresin, metabolizmi nxitet dhe toksinat largohen me anё tё djersёs.

Asnjë nga sportet nuk është kaq i lehtë dhe argetues dhe kaq efektiv sa janë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në programe sportive si dhe të dancit, ja pra Tëister Disk në një farë mënyre është kombinim i sportit me dancin ju jep mundësinë që të përfitoni nga të dyja në të njëjtën kohë.

Tëinter Disk është një sport ku bashkohet lëvizja e trupit ne ritmin e një muzikë. Në realitet ky program mund të barazohet me një forme te artit, ajo ka ne Vetvete forcën, ritmin, ekuilibrin, leverdishmërinë.

Një mesazh nga Linda

Që të mos e komplikoj më shumë, a nuk do të ishte më e duhur dhe më e bukur të pajisesh edhe me kulture sociale në këtë fushë? Ashtu siç midis shumë opsioneve zgjidhni më të mirën; në veshje, në të ushqyerit, të jetuarit, ashtu si zgjidhni orenditë, automobilin, etj.  Para gjithë këtyre a nuk do të duhej të dinit më tepër dhe të zgjidhnit më të mirën për shëndetin, formën dhe estetikën tuaj..?

Prandaj, nuk ju kushton shumë nëse një ditë anashkaloni një punë me pak të rëndësishme për të mësuar se çfarë bëhet në palestrat e botës , edhe pse nuk do  mund ti frekuentoni rregullisht mjafton të informoheni për opsionet që çdo vit prodhohen për cilësinë e jetës suaj, duke mos lënë mënjanë faktin që të stervitesh në grup do të thotë të jesh social si në familje e shoqëri, larg stresit e psikologut.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here