Përshtati në shqip: Daniela Bardhi
Karrotat janë lehtësisht të identifikueshme nga ngjyra portokalli e thellë, e cila tregon se ato përmbajnë sasi të lartë të beta karroten. Beta karroten është një antioksidant kyç që gjendet te karrota dhe ka shumë përfitime për organizmin.
Ky perim portokalli është një burim mjaft i mirë i vitaminave dhe mineraleve, të tilla si:
- Vitamina A – e njohur për vizionin e shëndetshëm në funksionimin normal qelizor
- Vitamina B – ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji dhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut
- Vitamina C – një përforcues natyral i imunitetit
- Vitamina K – ndihmon në koagulimin e gjakut
- Kaliumi – i cili është një ilaç natyror kundër goditjeve
- Kalciumi – ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve të fortë e të shëndetshëm
- Magnezi – ndihmon në prodhimin e energjisë trupore dhe normalizon nivelet e kaliumit
- Fibra dietike – të cilat ndihmojnë në lëvizjen e rregullt të zorrëve, ndihmon në dëbimin e toksinave dhe mbeturinave nga trupi. Ul nivelin e kolesterolit dhe parandalon kapsllëkun.


