Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Kur është fjala për të kuptuar femrat dhe sjelljet e tyre, shumica e meshkujve ndjehen analfabet. Shumë meshkuj nuk arrijnë të depërtojnë në ato se çfarë një femër mendon realisht (përtej fjalëve që thotë) edhe pse përpiqen të jenë të afërt e të kujdesshëm.
- Femrave u pëlqen të planifikojnë të dalin në mbrëmje jashtë me shoqërinë, kryesisht me femra.
- Femrave u pëlqen të thonë se mbajnë dietë, edhe pse ndoshta kurrë nuk e bëjnë.
- Një vajze i pëlqejnë filmat romantikë, pavarësisht tipit. Madje shumë prej tyre shpërthejnë në të qara në momentet dhe skenat më emocionale të filmave.
- Ato refuzojnë të planifikojnë çdo dalje në momentet që janë të trishtuara, preferojnë të rinë vetëm.
- Femrave u pëlqen të vendosin syze për të evituar shikimin me njerëz jo për t’u mbrojtur nga dielli.
- Çdo femër zotëron aftësinë për t’i rezervuar vetes kohë të lirë për të blerë produkte kozmetike.
- Femrat kanë një tendencë të fortë për t’i parë të tjerët të veshur më bukur se vetja. Nuk është habi të dëgjoni shprehjen:“Pse asaj i shkon më shumë veshja se unë? Duket më bukur në atë trup”.
- Kur femrave u duhet të presin shtiren sikur kjo gjë nuk u intereson ky fakt.
- Ato bëhen xheloze kur i dashuri thjesht takon një të njohurën e tij.
- Një femër mund të shpenzojë më shumë nga sa mund ta imagjinoni për këpucët e saj të preferuara.
- Femrat harxhojnë pothuajse një vit nga jeta e tyre për të vendosur se çfarë do të veshin.
- Një femër arrin ta mbajë pa e rrëfyer një sekret maksimumi për 47 orë e 15 minuta.
Çdo femër është unike, secila në llojin e vet, prandaj ajo çfarë mund të bëni me to është “T’i doni”
Burimi: glamour/http://shëndeti.com.al


