Ju keni dëgjuar për të “të qënit i ndërgjegjshëm ose mindfulness”. Sigurisht, në ditët e sotme po flitet shumë për të. Ekspertët e shëndetit i japin një rol shumë të rëndësishëm “të qënit të ndërgjegjshëm”, pavarësisht nëse jeni duke praktikuar joga, duke bërë një meditim të udhëhequr ose duke shkuar në park për një shëtitje të qetë vetëm. Ndoshta edhe ju keni idenë tuaj lidhur me këtë koncept.
Kur kam folur për rëndësinë e tij, kam dëgjuar përgjigje si: “A nuk është të qënit i ndërgjegjshëm për njerëzit e pasur që nuk kanë ndonjë problem real?” ose “Unë mendoj se njerëzit që kanë kohë për të medituar ndoshta kanë më pak stres.” Madje, një pacient më tha: “Doktor, unë nuk do të jem ai djalë që bëhet si Buda dhe ngjitet në një kodër dhe fillon të këndojë.”
Është e drejtë të thuhet se të qënit i ndërgjegjshëm mund të mos jetë ajo që e keni imagjinuar të jetë. Duke lënë mënjanë të gjitha stereotipet, të qënit i ndërgjegjshëm ka të bëjë me ndërgjegjshmërinë lidhur me vetëdijen. Kjo do të thotë t’i kushtoni vëmendje vetes, duke përfshirë mënyrën se si merrni frymë dhe gjithashtu t’i kushtoni vëmendje mjedisit tuaj.
Ne kalojmë një pjesë të mirë të jetës sonë në “autopilot” ose kryerjen e veprimeve në mënyrë automatike, duke i lënë reflekset dhe zakonet tona të na udhëheqin, pa menduar shumë se çfarë po bëjmë apo pse po e bëjmë atë.
Mendoni për vaktin e fundit që keni ngrënë. A keni ngrënë sepse keni qenë të uritur? Sepse ishte mesditë dhe atëherë zakonisht hani drekën tuaj? Apo jeni ulur dhe keni shijuar vërtet vaktin tuaj, duke shijuar shijen e çdo kafshimi, si dhe shoqërinë e personave me të cilët po drekonit?
Ky shembull i fundit është që me të vërtetë mishëron “të qënit i ndërgjegjshëm / i vëmendshëm”. Ajo që është interesante është se ndërsa truri i njeriut evoluon, sjelljet instinktive, si ngrënia e një vakti, evoluan së bashku me qendrat përgjegjëse për humorin në tru si amigdala dhe korteksi.
Si rezultat, të ngrënit nuk kishte të bente më vetëm me uljen e ndjesisë së urisë ose dhënies trupit të lëndëve ushqyese që i nevojiten për të mbijetuar; ai shoqërohej gjithashtu me gjendjen tonë shpirtërore, ndjenjat dhe emocionet tona.
E thënë thjeshtë, të qënit i ndërgjegjshëm do të thotë të jesh vërtet i lidhur me jetën tënde. Do të thotë t’i kushtosh vëmendje mjedisit që të rrethon dhe veprimeve të tua. Të punuarit me frymëmarrjen, joga dhe meditimi konsiderohen të gjitha praktika të bazuara në ndërgjegje, sepse për të arritur vërtet përfitimet e tyre, duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për lidhjen tuaj mendje-trup ndërsa përfshiheni në to.
Kjo është gjithashtu arsyeja pse joga në veçanti, është më shumë se thjeshtë një stërvitje. E vërteta, megjithatë, është se është e mundur të bësh pothuajse çdo gjë duke qënë i ndërgjegjshëm për vetëdijen.
Shumë persona e përjetojnë vrapimin ose ngritjen e peshave si një formë e ndërgjegjes, veçanërisht kur ata janë në gjendje të përqendrohen në frymëmarrjen e tyre gjatë një përsëritjeje ose në formën e ushtrimeve që ndjekin këmbët dhe krahët.
Kur praktikoni të qënit i ndërgjegjshëm, pavarësisht se çfarë po bëni, ju përqendroheni në të qenit i vetëdijshëm për veprimet që kryeni. Ju i kushtoni vëmendje asaj që ndjeni dhe përjetoni në këtë moment, pa e shtrënguar apo frustruar veten ndaj gjërave të panevojshme.
Joga mund ta kultivojë ketë lloj vetëdijeje. Përqendrimi në frymën tuaj, për shembull, duke drejtuar trupin në një pozicion qeni me fytyrë lart, dhe më pas nxjerrja e frymës duke u drejtuar me trup dhe fytyrë nga poshtë, mund t’ju ndihmojë të mësoni të jeni më të pranishëm në atë moment, duke vënë në dukje se si fryma dhe trupi juaj punojnë së bashku.
Me kalimin e kohës, këto frymëmarrje bëjnë më shumë sesa thjeshtë të na vënë në lëvizje gjatë një ushtrimi joga. Ato na ndihmojnë të ndërveprojmë me mjediset tona më qëllimisht, përmes ndërgjegjësimit mendje-trup.
Gjatë momenteve kur ndiheni në ankth, kur pëllëmbët tuaja janë të djersitura, mendimet tuaja janë të shpejta dhe zemra juaj rreh aq fort saqë ndihet sikur po del nga gjoksi juaj, kushtojini vëmendje frymëmarrjes.
Ndjeni ngritjen e barkut tuaj ndërsa merrni frymë dhe ajrin që kalon nga pjesa e pasme e fytit tuaj ndërsa nxirrni frymën. Imagjinoni që në momentin që fryma juaj po pastron mendjen tuaj nga tensioni, shqetësimi dhe stresi. Kushtojini vëmendje mënyrës sesi trupi juaj relaksohet dhe rrahjet e zemrës suaj ngadalësohen. Ju mund të vini re se pas disa minutash ndiheni pak më mirë.
Kjo është fuqia e të qënit i ndërgjegjshëm në mënyrë të vetëdijshme, dhe kjo është gjithashtu fuqia e frymëmarrjes.
Përshtati në shqip: Redina Çanaku
Burimi: https://www.goodgoodgood.co/articles/breathwork-mental-health