Kryefaqja Të rinjtë Të rinjtë nga Ballkani dhe Europa duke u trajnuar për mjetet online

Të rinjtë nga Ballkani dhe Europa duke u trajnuar për mjetet online

0
Shpërndaje

Organizata Përtej Barrierave hostoi aktivitetin e radhës në datat 3-9 Maj në Hotel Horizont në Durrës.

Aktiviteti është pjesë e projektit Yolo (Youth Online Learning Opportunity), I financuar nga Komisioni Evropian nën programin e Erasmus Plusit dhe që ka organizatë Lider Luventa nga Serbia.

 

Grupi përbëhej nga 31 pjesëmarrës nga të cilët 15 femra dhe 16 meshkuj. Trajnimi u mbajt nga një ekip ndërkombëtar prej 2 trajnerësh dhe 2 staf mbështetës. Seminari u hartua si pjesë e një procesi afatgjatë, i cili u mundësoi pjesëmarrësve të eksplorojnë elementet specifike të konteksteve arsimore joformale, formale dhe formale, në lidhje me mjetet online dhe përdorimin e tyre.

Të rinjtë mësuan më shumë për edukimin joformal dhe mjetet për promovimin e të mësuarit online në arsimin joformal për të rritur ndjenjën e iniciativës dhe për të sjellë ide të reja për të rinjtë.

Pjesëmarrësit nga 8 organizata partnere patën mundësinë për të shprehur veten, për të marrë pjesë në ushtrime simulimi, për të mësuar dhe për të provuar mjete të ndryshme të të mësuarit online që mund të përdoren në punën me të rinjtë.

Pjesëmarrësit u inkurajuan që të marrin pjesë në mënyrë aktive në seminar. Ata ishin personazhet kryesore që i dhanë jetë seminarit dhe që kontribuonin me idetë, përvojat, mendimet dhe pjesëmarrjen aktive. Përmes punës ne grupe dhe mbështetjes së trajnerëve, pjesëmarrësit përmirësun kompetencat e tyre dhe fituan shkathtësi dhe mjete praktike.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here