Televizori/ Rreziku për fëmijët nën 2 vjeç

Të lësh fëmijët nën moshën dy vjeç para televizorit, nuk është një ide e mirë. Sipas një studimi amerikan të “Seattle Children’s Hospital”, fëmijëve nën moshën 2 vjeç, shikimi i televizorit nuk u bën mirë.

Ky studim është publikuar në revistën “Acta Pediatrica”, ku theksohet se ndjekja e televizorit me kohë të zgjatur, nuk lejon zhvillimin normal të një të mituri.

Gjithashtu, sipas studimit, fëmijët nuk duhet të kalojnë shumë orë duke parë filma vizatimorë, pasi kjo mund t’i lidhë përherë e më shumë me ekranin e televizorit.

Të dhënat flasin se në SHBA, vetëm 6 % e prindërve e dinë me saktësi se çfarë rreziqesh kanë fëmijët që shikojnë me orë të zgjatura televizorin.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"