Kryefaqja Shendeti a-z A Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë, shkak për lindjen e fëmijëve me autizëm

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë, shkak për lindjen e fëmijëve me autizëm

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tremujorit të dytë, rrit rrezikun që një fëmijë të diagnostikohet me çrregullimet e spektrit të autizmit. Ky studim, i kryer nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin e Kolumbisë, mbështet edhe më shumë teorinë se infeksionet që dobësojnë sistemin imunitar të gruas gjatë shtatzënisë mund të pengojnë zhvillimin mendor të fetusit dhe shkaktojnë çrregullime si autizmi.

“Temperatura e lartë mendohet të jetë faktori kryesor këtu dhe jo infeksioni në vetvete” thotë  Mady Hornig, drejtuese e kërkimeve shkencore tek Qendra për Infeksionin dhe Imunitetin. Temperatura mund të jetë pjesë e reagimit imunitar të trupit ndaj një infeksioni dhe molekulat e prodhuara nga sistemi imunitar i nënës mund të kalojnë tek sistemi neurologjik i foshnjës në një moment kritik”, shton ajo.

Ky studim shton gjithashtu të dhëna se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë influencojnë rrezikun e autizmit shumë para se të fillojnë të shfaqen simptoma. Një studim i mëparshëm ka lidhur mungesën e vitaminës D gjatë shtatzënisë me një rritje të rrezikut të autizmit.

Ndërsa një tjetër studim ka zbuluar një lidhje mes moshës së babait gjatë ngjizjes dhe rreziku i zhvillimi të fëmijës me autizëm. Gjatë studimit të ri u analizua të dhënat e më shumë se 95 mijë fëmijëve norvegjezë të lindur mes viteve 1999-2009, ku u identifikuar më shumë se 15 fëmijë, nëna e të cilëve kishin raportuar se kanë pasur temperaturë të lartë në një periudhë të caktuar të shtatzënisë. Nga këta, 583 fëmijë me pas u diagnostikuan me çrregullime të spektrit të autizmit.

Të dhënat janë mbledhur gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së fëmijës, prandaj janë të sakta.

Në fund të studimit, shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë të cilat kishin pasur 2-3 raste me temperaturë të lartë dhe ethe gjatë shtatzënisë ishin 1.3 herë më të rrezikuara që të lindin një fëmijë autikë.

 Burimi: Washington Post / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here