Temperatura e lartë nuk është urgjencë mjekësore! Kur duhet të shqetësoheni

Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Është bërë fenomen i zakonshëm tashmë. Për një temperaturë të lartë 39°C prindi i drejtohet urgjencës. Grumbullimet e pajustifikuara në radhët e gjata të urgjencës mund t’a dëmtojë fëmijën tuaj, duke mbivendosur infeksione sekondare.

Kur duhet t’i drejtohemi urgjencës?

  • Kur fëmija ka vështirësi në frymëmarrje, lëviz flegrat e hundëve kur merr frymë, i mavijoset buza.
  • stridor (zhurma nga edema e laringut)
  • të vjella që nuk dominohen në kushte shtëpie.
  • diarre mbi 5-6 herë në ditë.
  • dhimbje barku që shoqërohen me të vjella.

Porta e parë për të marrë shërbim shëndetësor, kudo në botë është mjeku i familjes. Ai ruan në dosje personale të gjithë ecurinë e sëmundjeve të mëparshme, analizat, zhvillimin e fëmijës etj.

Mjeku i urgjencës qetëson shenjat e sëmundjes, ndërsa mjeku i familjes e trajton të sëmurin me të gjithë kompleksitetin e problemeve që lidhen me ‘të: imunitetin, sëmundjet shoqëruese, kushtet e banesës, etj.

Është e rëndësishme të këshillohesh çdo çast me mjekun e familjes.

Vini re!

Temperatura e lartë nuk është urgjencë mjekësore! Është një reaksion mbrojtës i organizmit. Nuk kemi pse të frikësohemi. Organizmi ka mekanizma vet-rregulluese të temperaturës.

  • Jepini sirup paracrtamol ose suposte. Ki durim…!
  • Ndërkohë rehidroje femijën, jepi uji, çaji trisol!
  • Hiqi rrobat e trasha, nxirre ne nje dhome te ajrosur mirë!

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?