Temperaturat e larta në vend/ “Fëmijët dhe mosha e tretë më të rrezikuarit”, pediatrja: Tregoni kujdes nga kondicioneri!

Mjekja pediatre, Adriana Ilias e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për pasojat e temperaturave të larta në vend, ku tha se më të rrezikuarit janë fëmijët dhe mosha e tretë.

Sakaq, pediatrja Ilias u ndal te përdorimi i kondicionerëve, ku tha se temperatura nuk mund të jetë më e ulët se 25 gradë, pasi ka efekte negative.

“Virozat janë duke u shtuar, sidomos ato respiratorë si pasojë e kondicionerëve. Për sa i përket kondicionerëve jemi të detyruar ta mbajmë temperaturën 25 gradë celsius por ka dhe efekte negative. Ky është edhe rekomandim. Moshat më të goditura nga temperaturat e larta janë moshat pediatrike dhe mosha e tretë. I bëj apel prindërve që përgjatë segmenteve 10:00-1700 të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në diell, vlen edhe për ata në plazh, pasi mund të pësojnë goditje nga të nxehtit. Një pjesë madje mund të kalojë në koma apo dhe në dehidrim për shkak të goditjes nga dielli. Gjatë kësaj periudhe duhet konsumuar sa më shumë, 2-3 litra ujë.”, u shprej Ilias./BalkanWeb

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Fruthi i merr jetën fëmijës në New York, viktima e parë në 30 vite
ADHD te fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit? - Podcast me terapisten neurozhvillimore Emi Shehi
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim