Tendenca e palestrave për 2015-n: më pak të rinj, më shumë të moshuar

Gjithnjë e më pak të rinj nëpër palestra, gjithnjë e më shumë të moshuar. Zumba, Pilates dhe biçikleta janë në 10-shen e tendencave botërore për 2015-n. te moshuar stervitje palesterFitojnë stërvitjet pa pesha, dobësuese dhe për të moshuarit “e rinj”, të kujdesshëm për shëndetin dhe me portofolin më plot se të rinjtë. Këtë e tregon kërkimi i fundit mbi tendencat botërore për vitin 2015, e publikuar në revistën “American College of Sports Medicine” dhe e kryer nga Universiteti shtetëror i Xhorxhias mbi 3400 instruktorë palestre të qyteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara, Amerikës së Jugut, Evropës dhe Azisë.

Në vendin e parë në këtë 10-she është tendenca e re “trajnim i peshës së trupit”, gjimnastikë bazë që shfrytëzon peshën e vetë trupit. Në vend të dytë vijnë stërvitjet e shpejta me maksimum prej 30 minutash. Në vend të tretë, gjithnjë e më shumë kërkesa për trajnerë të kualifikuar. Të stërvitesh me instruktor personal është bërë më e zakonshme dhe është në vend të pestë. Në vend të gjashtë është gjimnastika për dobësim. Joga mbetet në vend të shtatë, në vend të tetë janë stërvitjet për personat mbi 60 vjeç, në vend të nëntë ndodhet stërvitja funksionale që përmirëson ekuilibrin dhe rezistencën, ndërsa në vend të fundit stërvitjet me instruktor personal për grupe të vogla./ ANSA

Postime të ngjashme

Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?