Tenderi i MSH për masa mbrojtëse nga COVID – 19. Edhe 1 vit do jetojmë me virusin?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5.5 milionë euro, për materiale mbrojtëse deri në 2021. Hapja e tenderit lë të kuptohet se koronavirusi do të jetë prezent edhe për një vit tjetër. Qeveria duket po merr masa paraprake për furnizimin me artikuj të nevojshëm për përballimin e situatave të ardhshme të krijuara nga virusi keqbërës.

Tenderi është hapur në 14 korrik dhe ka afat deri në 28 gusht për paraqitjen e ofertave dhe më pas përzgjedhjen e fituesit. Ky i fundit duhet të furnizojë për 12 muaj Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të linjës me pajisje mbrojtëse personale për përballimin e situatës së COVID-19.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet