Terapitë alternative, sa ju vijnë në ndihmë për kancerin e gjirit!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
kancertMë shumë se 80% e grave me kancer gjiri, përdorin terapi alternative për të lehtësuar efektet anësore të trajtimit, edhe pse nuk ka pasur prova shkencore që të dëshmojnë se këto terapi janë të sigurta dhe efektive. Hulumtuesit nga disa qendra të mëdha të kancerit kanë analizuar të dhëna për mbi 80 terapi të tilla dhe kanë krijuar një sërë udhëzimesh për të ndihmuar gratë me kancer gjiri dhe onkologët e tyre. Rezultatet u botuan në gazetën “National Cancer Institute Monographs” në tetor 27, 2014.

Meditimi, joga, ju vijnë në ndihmë për tu relaksuar nga ankthi, stresi, depresioni dhe lodhja, ndërsa akupunktura kontrollon të përzierat që vijnë nga kimioterapia. Nga studimi  është gjetur se Acetil-L-carnitine, një shtesë e përdorur për të lehtësuar dhimbjen nervore,  rrit dëmet në sistemin nervor.

Raporti thotë se duhet të merrni sa më shumë informacion të jetë e mundur para se të provoni një ilaç alternativ me çdo kusht. Ju mund të humbni paratë dhe të dëmtoni veten.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar