Test inteligjence: E gjeni në cilën kuti është makina?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një tjetër test inteligjence po çmend internetin. Testi më i fundit ka një kusht të thjeshtë: duhet të gjeni në cilën kuti është makina.

makine

Janë tri kuti, ku në secilën është vizatuar një makinë.

Tek të tria kutitë është shkruar një pohim lidhur me vendndodhjen e makinës, por vetëm njëri prej tyre është i vërtetë.

Kutia 1: Makina është këtu.

Kutia 2: Makina nuk është këtu.

Kutia 3: Makina nuk është tek kutia e parë.

Këto 3 pohime janë të mjaftueshme për të gjetur përgjigjen e saktë, edhe pse shumë njerëz të cilët janë përpjekur ta zgjidhin kanë dhënë përgjigjen e gabuar.

Në cilën kuti mendoni ju është makina?

kutia-2

Përgjigja e saktë: Makina është tek kutia 2.

Për të gjetur përgjigjen duhet të përdorni metodën e eliminimit.

Vetëm njëri nga pohimet është i vërtetë.

Nëse makina do të ishte tek kutia e parë, do të thotë se pohimet tek kutia e parë dhe e tretë të jenë të sakta, prandaj makina nuk është tek kutia e parë.

Nëse makina do të ishte tek kutia e tretë, atëherë dy pohimet tek kutia e dytë dhe e tretë do të ishin të sakta, prandaj përgjigja nuk mund të jetë kutia e tretë.

Kështu makina është tek kutia e dytë dhe vetëm pohimi i tretë është i saktë.

Ndonëse mund të duket e pakuptueshme, kjo lojë na mëson të mos besojmë gjithçka që thuhet; e gjithë logjika është të kuptojmë kush gënjen.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa