Testi i shtatzënisë, kur duhet të bëhet?

Kryerja e testit të shtatzënisë në kohën e duhur mund t’ju ndihmojë që të siguroni rezultate më të sakta. Nëse e bëni testin shumë herët mund të rezultojë në një rezultat të rremë negativ. Kjo do të thotë se ju mund të jeni shtatzënë, por nuk ka hormon të mjaftueshëm hCG (hormon shtatzënisë) në urinë për të treguar rezultatin e vërtetë. Në raste të tjera, kur testi i urinës tregon një vijë të zbehtë pozitive tregon se jeni shtatzënë. Megjithatë, në këto raste është mirë të përsërisni testin për të siguruar që nuk është një rezultat i rremë pozitiv.

Shumë gra marrin një test shtatzënie kur vërejnë shenjat e para që jep organizmi. Këshillohet të prisni të paktën 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta për rezultatin që do të tregojë testi.

Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet  në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme në femra të ndryshme, kështu që nuk mund të konstatohet java e shtatzanisë në bazë të nivelit të hormonit./ WebMD

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale