Testi që shpëton femrat nga kimioterapia kundër kancerit të gjirit

Rreth 70% e femrave në fazat e para të njërës prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit mund të mos kenë nevojë për kimioterapi, si pjesë e trajtimit kundër sëmundjes së rëndë.

Për të dalë në këtë përfundim, studimi i shumëpritur i Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike analizoi një test genetik të përdorur gjërësisht për të testuar rrezikun e kancerit, mbështetur në 21 gjene të lidhura me rishfaqjen e atij të gjirit.

Të dhënat konfirmuan se, përmes përdorimit të këtij testi për të vlerësuar rrezikun e rishfaqjes së sëmundjes, “shumë gra mund të shmangin trajtimin e fortë, e në këtë rast të panevojshëm me kimioterapi”, thotë autori kryesor i hulumtimit, Dr. Joseph Sparano.

Pjesëtarë të tjerë të ekipit shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zbulim, duke kujtuar shqetësimet që ndanin prej kohësh mbi trajtimim me kimioterapi dhe efektet anësore të padëshiruara të tij. Ai i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te femrat nëpër botë.

Qendra ndërkombëtare e Fondeve Kërkimore për Kancerin raportoi 1.7 milionë raste të reja në vitin 2012. Për shumë prej grave që i janë nënshtruar kimioterapisë, pasojat kanë qenë dërrmuese, duke nisur nga anemia, dobësimi i ndjeshëm i sistemit imunitar, rënia e flokëve, diarreja, lodhja e skajshme dhe humbja e kujtesës.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç