Numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet dita ditës, sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në qendrat shëndetësore, janë me dhjetëra qytetar që kërkojnë të bëjnë tamponin. Burime për gazetën Shëndet+ në qendrën Shëndetësore numër 10, konfirmojnë se janë kryer rreth 100 testime në dy ditët e fundit, përfshirë edhe fëmijë nën moshën 1 vjeç.
Nga vëzhgimi në terren rezulton se tek kjo qendër testimet bëhen në të njëjtën hapësirë ( korridor) ku ndodhen edhe dhomat e vizitave të mjekëve pediatër dhe gjinekolog, duke ekspozuar ndaj rrezikut për infektim, jo vetëm personelin mjekësor por edhe kategori të veçanta si gratë shtatzëna apo fëmijët.

