Situata në lidhje me HIV dhe AIDS dhe sifilizin në Shqipëri: Këtë vit në Shqipëri ka pasur 5 raste të reja të fëmijëve të lindur me virusin HIV
“Prezantimi i Udhëzuesve mbi Paradalimin e Agjentëve Infektive që transmetohen nga Nëna tek Fëmija dhe Menaxhimi Klinik i Sifilizit në Shqipëri” titullohej takimi i mbështetur nga UNFPA dhe i zhvilluar javën e dytë të muajit dhjetor.
Në këtë takim morën pjesë specialistë të Shëndetit Publik dhe të Sëmundjeve Infektive. Po kështu në këtë takim morën pjesë organizata ndërkombetare dhe organizata të shoqërisë civile.
Në fillim të vitit UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë) në bashkëpunim me institucionet shëndetësore në vend sugjeruan realizimin e një udhëzuesi mbi parandalimin e transmetimit të agjentëve infektivë nga nëna tek fëmija, si dhe një tjetër udhëzuesi mbi menaxhimin klinik të sifilizit në Shqipëri.
Fjalën përshëndetëse në filim të takimit e mbajtën dr. Manuela Bello, përfaqësuese e UNFPA-së dhe Arian Boci, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare “Stop Aids”. Pas kësaj fjalën, e mori dr. Silva Bino e cila ka udhëhequr punën e ekipit të ekspertëve në hartimin e udhëzuesit për parandalimin e transmetimit të agjentëve infektiëe nga nëna te fëmija.
Gjatë prezantimit pati edhe diskutime ndërmjet ekspertëve lidhur me udhëzuesin dhe finalizimin e tij. Një çështje shumë e rëndësishme tek e cila u ndal Bino, ishte edhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve përmes testeve vullnetare.
Fakti që në vitet e fundit kemi prani të rasteve tek fëmijët e porsalindur, pra, kemi transmetim nga nëna tek fëmija dhe po kështu kemi rritje të numrit të të rinjve deri në moshën 24 vjeç, të cilët janë prekur nga virusi HIV, tregon që testimet vullnetare janë një element tepër i rëndësishëm ku duhet të bazohet lufta.
Në këtë takim i ftuar ishte gjithashtu edhe dr. Arjan Harxhi, i cili theksoi faktin se me standardet aktuale çdo person i infektuar duhet të jetojë një jetë të shëndetshme, sa më cilësore, por gjithmonë në trajtim dhe nën kujdesje.
Harxhi vuri theksin tek përparësitë që duhet t’u jepen personave që janë prekur nga sifilizi, sëmundje qё ishte zhdukur nё Shqipёri. Pas pёrpjekjeve tё shumta qё kishin pёr synim eliminimin e sifilizit nё vend, qysh prej vitit 1972 numri i rasteve me sifiliz ishte zero. Pёr thuajse mё shumё se 20 vjet sifilizi nuk u has nё vendin tonё, ndonёse edhe gjatё kёsaj kohe kryhej nё mёnyrë tё detyruar depistimi i grave shtatzёna. Rastet e para tё sëmundjes u shfaqёn nё fillim tё viteve ’90.
Nё bazё tё tё dhёnave tё mbledhura nga ISHP, deri nё nёntor 2013 janё regjistruar 440 raste me sifiliz. Tё dhёnat ekzistuese tregojnё njё shtim tё numrit tё rasteve me sifiliz. Gjatё kёtyre viteve nuk ka pasur raste tё sifilizit neonatal, por gjatё vitit 2013 shёnohen dy rastet e para me këtë sёmundje nё Shqipёri. Gjatё vitit 2012-2013 numri i rasteve ёshtё dyfishuar krahahasuar me vitet e mёparshme dhe pёrkatesisht nё vitin 2012 kemi 98 raste, kurse pёr 2013-n janё regjistruar 84 raste.
Duhet tё theksojmё se ky numёr ёshtё vetëm maja e ajsbergut pasi ato përfaqёsojne tё dhёna tё mbledhura vetёm nga Qendra Kombёtare e Kontrollit tё Transfuzionit tё Gjakut (QKKTGJ), Shёrbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, si dhe nga testimi vullnetar pranё ISHP-së apo qendrave tё testimit dhe kontrollit vullnetar (QTKV) pranё Drejtorive tё Shёndetit Publik dhe Autoritetit Shёndetesor Rajonal (ASHR) nё Tiranё. Disa prej rasteve tё dy viteve te fundit nuk kanё pasur shenja klinike nё momentin e diagnozës. Pёr pasojё, kёta persona mund tё kenё infektuar edhe partnerёt e tyre pёr një periudhё tё caktuar kohe.
Lidhur me transmetimin e virusit HIV nga nëna tek fëmija, Harxhi theksoi faktin se sot në Shqipëri nuk skrinohen gratë shtatzëna për të bërë të mundur identifikimin dhe parandalimin e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija. Pra, janë 5 raste të reja dhe një shifër 5 raste për Shqipërinë është një shifër alarmante.
Shqipëria numëron 774 raste të raportuara me HIV/AIDS, që nga shfaqja e virusit për herë të parë në vendin tonë në vitin 1993. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vetëm përgjatë 2014-s janë raportuar 75 raste të reja dhe kanë humbur jetën 7 persona, duke bërë që vdekjet nga AIDS në vendin tonë të shkojnë në 144.
Ekspertë të sëmundjeve infektive tregojnë se ndonëse gjatë 5 viteve të fundit është vënë re një tendencë për rritje të numrit të rasteve, këtë vit falë trajtimit mjekësor është bërë e mundur që të ulet vdekshmëria mes tyre.
Ekspertët për sëmundjet infektive pranë ISHP-së raportojnë se përgjatë 2014-s është vënë re një ulje e numrit të vdekjeve me 7 raste humbje jete. Kjo shifër ka një ulje gati 50-60% në krahasim me vitet e mëparshme.
Çështja e parandalimit nëpërmjet diagnostikimit të hershëm ishte dhe një nga pikat kryesore që u theksua përgjatë këtij takimi.
HIV/AIDS vazhdon të mbetet një çështje shqetësuese për shëndetin publik anembanë botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se vetëm vitin e shkuar rreth 35 milionë njerëz në mbarë botën kanë jetuar me virusin HIV, ndërsa 1.5 milionë kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve që lidhen me të.


