Testimi i infermierëve, Ekonomi: Vetëm 12 infermierë iu përgjigjën të gjitha pyetjeve

Rezultatet paraprake të testimit të infermierëve të dy materniteteve, Sanatoriumit, Spitalit të Traumës dhe Qendrës Spitalore Unversitare tregojnë se ata kanë njohuri të pakta në lidhje me higjenën dhe oksigjenimin ndaj pacientit dhe rezultojnë më mirë në komunkimim dhe etikë.

infermiereZv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, theksoi se ky vlerësim është bërë në bazë të një vlere mesatare të përcaktuar, ku infermierët e Sanatoriumit rezultojnë më mirë: “Vetëm 12 infermierë i dhanë përgjigje të 35 pyetjeve. Vlera më e lartë median është për infermierët që punojnë në “Shefqet Ndroqi”. Më pak përgjigje pozitive pati në lidhje me higjienën. Përgjigje të mira kanë marrë pyetjet që lidhen me etikën dhe me komunikimin”.

Në këtë fazë të parë të testimit për 5 spitalet universitare munguan disa infermierë të cilët do të testohen bashkë me ata të spitaleve rajonale.

“Kishim parashikuar që të merrnin pjesë 1437 infermierë, por morën pjesë 1270. Pra, pjesëmarrja ishte 88%. Spitali me pjesëmarrjen më të vogël ishte ai i “Koço Gliozhenit”, me 64%. Por ata që nuk kanë marrë pjesë, do të testohen pas një muaji”, shpjegoi Ekonomi.

Fondi prej 542 pyetjesh i hartuar nga një komision i posaçëm u nda në teza që përmbanin 35 pyetje. Vetëm 12 infermierë i janë përgjigjur pozitivisht të 35 pyetjeve. Të gjitha vlerësimet do i shkojnë drejtuesve të spitaleve për t’i shpërndarë tek infermierët me zarfe.

Ndërkohë që do të jetë faza e dytë e testimit, ajo që lidhet me specialitetin ku punojnë, çka do të japë një pasqyrë të plotë lidhur me orientimin ku do të fokusohen programet e trainimit për infermierët. Testimi për infermierët e spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore pritet të zhvillohet në javën e parë të shtatorit./ Top Channel

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt