Testimi i mjekëve, i drejtë apo i gabuar?

Çështja më e diskutuar e këtyre ditëve, testimi i mjekëve, është sjellë edhe një herë tjetër në vëmendje në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Për të diskutuar rreth kësaj çështje e ftuar ishte gazetarja e gazetës “Shëndet+”, Denisa Canameti, e cila theksoi se ministria nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe morale që të nënshtrojë mjekët në një provim. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore për sa kohë që nuk ka një ligj që e mbështet këtë gjë si dhe nuk ka asnjë të drejtë morale për sa kohë që investimi i shtetit tek mjekët dhe për mjekët është zero. A po cenohet dinjiteti i mjekëve në këtë rast? Sigurisht që po. Vlerat e një mjeku që ka dekada që e ushtron atë profesion jo në kushtet më të mira të mundshme duhet të ngrihen në piedestal, dhe jo në pikëpyetje.

Gazetarja e mbylli fjalën e saj duke thënë se problemet e shëndetësisë janë të shumta por që sigurisht problematikat nuk nisin e as nuk përfundojnë tek mjekët.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)