“Tetori Rozë”, Rama thirrje të gjitha grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale

“Tetori Rozë”, njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër të sëmundjes së kancerit të gjirit.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Njohja e shenjave të hershme është thelbësore për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje.

Një nga shenjat e para që mund të vërehet është një ndryshim i papritur në madhësinë ose formën e gjinjve. Kjo përfshin enjtjen, rënien ose asimetri të papritur. Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për çdo ndryshim të tillë dhe të konsultohen me mjekun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Prania e një gungë ose një mase në gjoks ose në zonën e sqetullës është një tjetër shenjë alarmante.

Këto masa shpesh janë të forta dhe mund të jenë të palëvizshme ose të lëvizshme nën lëkurë. Një vetë-ekzaminim i rregullt mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre ndryshimeve në një fazë të hershme

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet