TFL fushatë informuese me të rinjtë për vaksinën anti-Covid, të rinjtë rrëfejnë eksperiencën e tyre

Vaksinat shpëtojnë miliona jetë çdo vit. Ato funksionojnë duke trajnuar dhe përgatitur sistemin imunitar të trupit, për të njohur dhe luftuar viruset dhe bakteret që synojnë. Pas vaksinimit, nëse trupi më vonë ekspozohet ndaj mikrobeve që shkaktojnë sëmundje, trupi është menjëherë gati t’i “luftojë” ato, duke parandaluar sëmundjen.

Shoqata Together for Life po realizon sesione informuese për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

    

Dr. Lumturi Merkuri ndau disa informacione të rëndësishme mbi vaksinat anti-COVID, si mjeti më efektiv për të mbrojtur veten dhe për t’i dhënë fund pandemisë. Ajo iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve që i shqetësojnë më shumë të rinjtë kur flitet për vaksinimin kundër COVID-19.

   

Vaksinat janë mjeti më efektiv për të mbrojtur veten dhe për t’i dhënë fund pandemisë!

Rrëfim personal

Një nga të rinjtë pjesmarrës në aktivitet, ndau eksperiencën e tij. Ai u shpreh: ” gjithë shoqëria ime, nuk e ka bërë vaksinën dhe këmbëngulën shumë që edhe unë të mos e bëja, me argumentin që kjo na dëmton shëndetin, është e pasigurtë, ne ende si dimë pasojat etj. etj. Por unë kam zgjedhur ti besoj shkencës. Nuk kemi mekanizëm tjetër më të besueshëm. I besoj atyre njerëzve që janë investuar gjithë jetën dhe janë shkencëtar, dhe jo gjithollogëve që dalin nëpër facebook apo media që nuk kanë parë një laborator në jetën e tyre. 

Unë ju bëj thirrje dhe të rinjve që janë sot këtu, që të vaksinohen. Ne jemi të rinj të shkolluar dhe është e pafalshme mos ti besojmë atyre njerëzve që sikurse ne investohen në dijen e tyre. Sot jemi këtu ku jemi falë arritjeve të shkencës. 

U tha që vaksina u shpik shpejt. Sigurisht, do ishte zhngënjyese nëse do shpikej më vonë me të gjitha përparimet që janë bërë dhe paratë që investohen çdo vit në shkencë,” u shpreh Miabi para studentëve të tjerë.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia dhe emërohet zv.ministër i Punëve të Brendshme