TFL në Dibër, pacientët rrëfejnë problemet me sistemin shëndetësor

Shoqata Together for Life zhvilloi në Dibër sesionin e parë informues në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”. Qytetarët u njohën me kuadrin kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin për mbrojtjen e të drejtës për shëndet.

Ky projekt ka si synim përmirësimin e nivelit të përfshirjes dhe aksesit në drejtësi të pacientëve dhe aktorëve të tjerë në nivel vendor, në bashkitë Dibër dhe Lushnjë, përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese, këshilluese dhe të litigimit gjyqësor.

Mungesa e mjekëve specialistë dhe e pajisjeve diagnostikuese, mungesa e ilaçeve, fenomeni i korrupsionit për të siguruar shërbim shëndetësor në institucionet shtetërore shëndetësore, ishin disa nga problematikat që qytetarët ngritën.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Projektit “Të drejtat e Pacientëve në sistemin e drejtësisë” zbatuar nga Shoqata “Together for Life”, si pjesë e Projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara./ B.C

 

**Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jodomosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë