Kryefaqja Box 5 TFL pjesë e Forumit të  Katert Rajonal mbi Shtetin e së Drejtës...

TFL pjesë e Forumit të  Katert Rajonal mbi Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore

0
Shpërndaje

“Është e qartë se liria e shprehjes është çelësi për Zhvillimin, dinjitetin dhe përmbushjen e individëve, është një komponent thelbësor i një vendi që vlerëson shtetin e së drejtës dhe është themeli i një shoqërie të hapur dhe përfshirëse” tha Guido Taimondi, Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut gjatë Forumit të Katert Rajonal mbi Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore në Tiranë në 17 dhe 18 Mars 2017.

Ky forum u organizua nga AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders, mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së bashkuar, Agjensisë Suedeze për Zhvillim ndërkombëtar, Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit dhe Agjensisë Ndërkombëtare Gjermane për Bashkëpunimin Giz dhe mblodhi 160 përfaqësues të shquar të Gjykatave të Larta dhe Gjykatave Kushtetuese, Këshillave Gjyqësorë, Drejtues të Akademive Gjyqësore, institucioneve dhe organizatave jo-qeveritare në rajon, si dhe përfaqësuesit e këtyre vendeve përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ne Strasburg.

“Ideja e Forumit të Katërt Rajonal mbi Shtetin e së Drejtës në Evropën Juglindore ka lindur nga të kuptuarit se duke inkurajuar dhe lehtësuar bashkëpunimin dhe dialogun rajonal, mund të ndahen praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra, diçka që është edhe e nevojshme dhe e dëshirueshme, me qëllim që të tejkalohen sfidat e përbashkëta me të cilatpërballet rajoni”, tha në sesionin e hapjes znj. Biliana Braithëaite, Menaxhere e Programit të Ballkanit Perëndimor nga Qëndra AIRE.

Forumi i këtij viti u fokusua në të drejtën e lirisë së shprehjes në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e saj me të drejtën për respektimin e jetës private dhe të drejtën për gjykim të drejtë.

“Pritshmëria më e madhe qëndron me ata që praktikojnë ligjin nëse ata janë gjyqëtarë, prokurorë, avokatë apo ekspertë ligjorë që punojnë me organiztat e të drejtave të njeriut. Ne nuk jemi të lirë nga detyrimi për ët nxitur zbatimin e plotë të standardeve të të drejtave të njeriut”, tha Goran Miletic, Drejtor Programi për Ballkanin Perëndimor.

Pjesë e panelit ishte dhe Z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri,  i cili e konsideroi temën e të drejtave të Njeriut si teper interesante dhe problematike në të njejtën kohë, duke theksuar se media ende nuk është në nivelin e duhur. “Liria e shprehjes është një nga gurët themelorë të shtetit të së Drejtës dhe një bazë e rëndësishme pët të parë se si menaxhohen fondet publike nga pushtetarët. Pushteti Gjyqësor dhe media duhet të kenë një marrëdhënie joinstitucionale në mënyrë që çdo gjë të funksionojë si duhet” përfundoi Dedja.

Diskutimet u bazuan kryesisht tek disa pika kryesore: Neni6, kur duhet të hiqet media nga gjykata, kufizimet e nenit 10, neni 8 dhe e drejta e personave për jetë private. Në vijim u zhvillua dhe një workshop i cili i ndau pjesëmarrësit në 4 grupe ku secili grup dha argumenta lidhur me çështjet e mësipërme.

Pasi morrën pjesë aktivisht në diskutime, gjatë ditës të dytë pjesmarrësit drejtuan një sërë pyetjesh për anëtarët e panelit si një mënyrë për të kuptuar më mirë marrëdhënien ndërmjet të drejtës së lirisë së shprehjes me të drejtën për respektimin e jetës private dhe të drejtën për një proces të rregullt.

 

 

 

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here