“The Economist” skanon Shqipërinë: Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid mund të ketë shkuar në 15 mijë/ 4 herë më shumë viktima se raportimet zyrtare

Në një shkrim mbi efektet e Covid 19 në të gjithë botën, e veçanërisht mbi jetët e humbura, media britanike “The Economist”, raporton se në Shqipëri ka 12-15 mijë viktima nga koronavirusi, në raport me shifrën zyrtare prej 3 247 personash.

Media ka analizuar të dhënat nga të paktën 186 shtete, ku më pas është dalë në përfundimin se numri i jetëve të humbura në të gjithë botësn është rreth 19.1 milionë që prej fillimit të pandemisë. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

Në këto shifra të përmendura nga media britanike janë edhe personat që kanë humbur jetën si pasojë e mosmarrjes së shërbimit në spitale, si pasojë e ezaurimit të kapaciteteve, pse orientimit të resurseve spitalore në drejtim të përballimit të pasojave të pandemisë.

“The Economist” ka përdorur një model kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë në një rajon dhe kohë të caktuar me numrin e të vdekurve të deklaruar nga autoritetet pavarësisht shkakut të tyre.

Pjesa e dalë “tepër” në këtë raport është ajo që “The Economist” e konsideron “vdekje pa ndonjë shkak tjetër”, nisur edhe nga fakti se në rajonin në fjalë s’ka patur ndonjë katastrofë, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me pandeminë.

Sa i përket Shqipërisë, duke iu referuar metodologjisë së mësipërme, “The Economist” vlerëson se numri real i të vdekurve për shkak të pandemisë varion mes 12 mijë dhe 15 mijë personave, ndërkohë që shifra zyrtare e deklaruar si të vdekur nga koronavirusi është 3 247.

The Economist shkruan se vendet më të prekura në botë janë në Amerikën Latine. Megjithëse raporti zyrtar i vdekjeve të Rusisë sugjeron që vendi ia ka dalë mbanë në luftën kundër pandemisë por sipas të dhënave të The Economist, Rusia është një nga vendet më të prekura.

Megjithëse statistikat e  viktimave shtesë janë matja më gjithëpërfshirëse e kostos njerëzore të Covid-19, ato janë të lidhura vetëm me numrin e njerëzve që janë infektuar me SARS-CoV-2.

Për shkak se virusi është shumë më vdekjeprurës për të moshuarit sesa për të rinjtë, numri i vdekjeve ndikohet shumë nga struktura e moshës së popullsisë së një vendi. Si rezultat, të dhënat e viktimave shtesë mund të përdoren vetëm si një tregues i mirë i përhapjes së Covid-19 nëse llogaritet edhe demografia./ The Economist

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë