Thereska: Po shtohen të sëmurët me veshka

Rreth 10% e shqiptarëve vuajnë nga veshkat. Të paktën këto janë statistikat e nxjerra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, shefi i pavionit të nefrologjisë Nestor Thereska pohon se janë shtuar dhe rastet që kërkojnë dializë. Sipas tij në vitin 2005 ka pasur vetëm 50 raste me dializë, ndërsa tani ato janë rreth 700.

Thereska shton se shkaqet kryesore të shtimit të rasteve të të sëmurë me veshka janë: diabeti, mbipesha dhe hipertensioni.

Nestor Thereska (2)Sa të prekur janë shqiptarët nga sëmundjet nefrologjike dhe cilat janë shkaqet që ndikojnë në këto sëmundje?

Nefrologjia si shkencë mori vrull sidomos pas zbulimit të dializës dhe transplantit të veshkave. Sëmundjet e veshkave kanë tendencë të rriten në të gjithë botën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se pas vitit 2030 në spitalet e Europës shumica e sëmundjeve do të jenë sëmundjet e veshkave. Kjo vjen si pasojë e disa shkaqeve të ndryshme. Sidomos gjatë 10 viteve të fundit është bërë problem në të gjithë botën prekja e veshkave nga diabeti. Unë do tju shpreh një konstistim. Un kam dekada që punoj në qendren spitalore “Nënë Tereza” dhe shërbimi jonë i nefrologjisë para 5 viteve nuk shtronte të sëmurë me diabet në këtë pavion. Por me zbulimin më të mirë të diabetit dhe me shtimin e njohurive tona, konstatuam shtimin e rasteve me diabet që është dëmtuar dhe veshka. Në pavionin tonë rreth 40% e të sëmurëve i përkasin kësaj diagnoze.

Gjithashtu mbipesha është një faktor tjetër që dëmton veshkën.

Edhe pirja e duhanit ka ndikimin e saj në aparatin e veshkave, por dhe jeta joaktive ndikon në rritjen e këtyre sëmundjeve.

Një tjetër problem është prekja e veshkës nga hipertensioni.

Sa përqind e popullatës janë të prekur nga sëmundjet e veshkave?

Ka një mendit të OBSH-së që në Europe dhe në vendit tonë, kuptohet, rreth 10% e popullatës vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Jo të gjitha rastet diagnostikohen që në fillim. Veshkat janë sëmundje kapriçoze dhe shpeshherë shfaqen në momentet e fundit kur është mjaft e vështirë të veprohet. Kjo ka bërë që të shtohen kontrollet dhe të studiohen faktorët e rrezikon që të drejtojnë në sëmundjen e veshkave.

Nga sëmundje e veshkave preken të gjitha grupmoshat. Ka raste edhe tek moshat e vogla prandaj këshillojmë prindërit që çdo lloj shqetësimi nga fëmijët e tyre të bëjnë analizën e urinës dhe kontrollet e tjera mjeksore.

Ne kemi një rritje të konsiderueshme  dhe ne si mjek na shqetëson më shumë rastet që kanë nevojë për dializë dhe transplant. Mendohet që në vendit tonë të këmi rreth 300 raste të reja për dializë apo transplant. Në vitin 2005 ne kishin rreth 50 të sëmurë që bënin dializë, aktualisht  kemi mbi 700. Është një rritje kolosale për vendin tonë.

Ne kemi shprehur që ka ardhur koha për zgjerimin e shërbimit të dializës në vend. Sidomos zonat verilindore dhe juglindore kanë të nevojshme hapje ne këtyre qendrave.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi