“Kurrë nuk kisha provuar një dhimbje të tillë”. Kështu ka deklaruar një djalë nga Britania i cili theu penisin gjatë kohës që
kryente marrëdhënie seksuale me të dashurën. I riu është dërguar menjëherë në spital, ku u tregoi mjekëve: “Ishim duke kryer marrëdhënie. Papritur dëgjova një kërcitje. Kurrë nuk kisha provuar një dhimbje të tillë, ishte torturuese. Edhe pse Klarisa (e dashura) përpiqej të më qetësonte, nuk mundesha. Kishte gjak gjithandej, nuk mund ta kontrolloja”. Më vonë ai rrëfeu se në spital, një pacient po mbante barkun nga e qeshura.
Penisi nuk ka kockë, por mund të pësojë thyerje apo këputje nëse forca e ushtruar me të gjatë marrëdhënies seksuale (ose masturbimit) është tepër e madhe. Pas incidentit, djaloshi tha se penisi i tij është shëruar, por kjo e detyroi të qëndrojë 8 javë në shtrat./ Shëndet+


